Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Obama: Ekonomia Po Rimëkëmbet Pavarësisht Një Klime Jo Të Mirë
English

Shba - Obama: Ekonomia Po Rimëkëmbet Pavarësisht Një Klime Jo Të Mirë

UASHINGTON, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama theksoi sot se ekonomia po riforcohet edhe pse ekziston një shqetësim i madh, ndërkohë që Wall Street pati humbje pas njoftimit për humbje të besimit nga ana e konsumatorëve në SHBA. "Ne jemi në një fazë të rimëkëmbjes ekonomike'', deklaroi Obama me rastin e një takimi me presidentin e bankës qendror amerikane, Ben Bernanke. "Në diskutimet tona ne ramë dakord mbi faktin që ekonomia po rimëkëmbet'', theksoi ai. "Por ne ramë dakord mbi faktin që ka akoma punë për të bërë'', shtoi Obama. "Ekziston një shqetësim i madh përsa i përket tetë milionë vendeve pune që janë mbyll gjatë dy viteve të fundit", theksoi Obama. ''Duke parë se ka një tendencë shumë pozitive në disa sektorë të ekonomisë, fatkeqësisht për shkak të trazirave që kanë ndodhur në Evropë ne kostatojmë tashmë nervozizëm nga ana e tregjeve, ndërmarrjeve dhe bizneseve'', nënvizoi Obama./ /ec/ a.jor.
KOMENTE