Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkoder: Federata Pan-Shqiptare Vatra , 35 Mije Dollare Ndihme Per Zonat E Permbyrura
English

Shkoder: Federata Pan-Shqiptare "Vatra", 35 Mije Dollare Ndihme Per Zonat E Permbyrura

SHKODËR, 29 Qershor/ATSH-G. Marku/- Federata Pan-Shqiptare "Vatra" ne SHBA ka akorduar një ndihmë financiare prej 35 mijë dollare ndihmë qarkut të Shkodrës për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet gjatë muajve të parë të këtij viti. Shuma në fjalë e shoqëruar edhe me listën përkatëse të bashkëatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në kontinentin amerikan, i është dorëzuar prefektit të Shkodrës, Maxhid Cungu nga Nënkryetari i Federatës "Vatra", Agim Rexhaj, gjatë një takimi të zhvilluar sot në prefekturën e Shkodrës. "Ju përcjell përshëndetjet e të gjithë anëtarëve të "Vatrës" ne SHBA, të "Vatrës" së Nolit e të Konicës e deri tek Adem Karagjozi dhe kryetari i fundit, doktor Gjon Vushaj", tha në fjalen e tij, zoti Rexhaj. Më pas, ai bëri të ditur se "Vatra", e cila është në prag të 100 vjetorit të krijimit të saj, ka ndihmuar Shqiperine në ditët më të vështira, duke dëshmuar veten për patriotizëm dhe për ndihma të niveleve të ndryshme. "Jam krenar, që si nënkryetar i "Vatrës", pjesë e së cilës janë përfaqësues nga të gjitha trojet dhe viset shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovski, Çamëria, të besimit katolik, ortodoks, mysliman, ne veprojmë së bashku si një familje", theksoi ai. Duke folur për meritat dhe sukseset e qeverisë Berisha, me të cilën Rexhaj tha se "Vatra" ka një bashkëpunim të mirëfilltë, ai u ndal kryesisht tek rruga Durrës-Morinë, të cilën e ka krahasuar me rrugët bashkëkohore moderne ndërkombëtare. Nga ana e tij, prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu, në emër të të gjithë qeverisjes vendore, si dhe të gjithë komunitetit të Shkodrës, ka falenderuar miqtë bashkëatdhetarë të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e dhënë në drejtim të zonave të prekura nga përmbytjet e fillimvitit, ndërkohë që ka garantuar se Shkodra dhe në përgjithësi i gjithë rajoni verior, e sheh me shumë përparësi mundësinë e një bashkëpunimi të mirëfilltë në mes federatës "Vatra" në Amerikë dhe struktuarave vendore të qarkut të Shkodrës në sektorë të ndryshëm. /a.ke/
KOMENTE