Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Struktura mësimore për vitin shkollor 2010-2011 në sistemin parauniversitar
English

Struktura mësimore për vitin shkollor 2010-2011 në sistemin parauniversitar

Të gjitha detajet, nxënësit tani e tutje me tre periudha pushimesh

Tiranë, 29 Qershor 2010 NOA/ I plotë - Ministria e Arsimit dhe e Shkencës publikoi sot vendimin për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, se viti shkollor 2010-2011 do të nisë më datë 6 shtator 2010.

Për shkollat 9-vjeçare të sistemit arsimor parauniversitar, semestri i parë do të nisë më 6 shtator 2010 dhe do të përfundojë më 28 janar 2011, ndërsa semestri i dytë do të fillojë më 31 janar të vitit 2011 dhe do të mbarojë më 10 qershor.

Gjatë gjithë vitit shkollor do të ketë disa periudha pushimesh si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit.

Periudha e parë e pushimeve do të jetë nga data 27 tetor 2010 deri më 31 tetor 2010.

Më pas pushimet e fundvitit do të nisin më datë 24 dhjetor 2010 dhe do të mbarojnë më datë 5 janar 2011.

Gjatë vitit shkollor do të ketë edhe një periudhë të tretë pushimesh që do të nisë më 28 mars 2011 dhe do të mbarojë më 3 prill.

Për të gjithë sistemin e arsimit bazë parauniversitar në Shqipëri viti shkollor do të përfundojë më datë 10 qershor të vitit 2011.

Klasat e nënta të këtij sistemi do të zhvillojnë provimet e lirimit gjatë periudhës 15-30 qershor të vitit 2011.

Për shkollat e mesme, viti shkollor do të nisë më 6 shtator dhe do të mbarojë më 17 qershor, ndërsa vetëm për klasat e 12-ta, mësimi do të përfundojë më 24 maj të vitit 2011. Pushimet do të jenë në të njëjtat data për të gjithë sistemin parauniversitar, ndërsa klasat e 12-ta do të kenë sesionin e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore nga periudha 26 maj-30 qershor 2011.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vlerëson se pushimet që janë caktuar për vitin e ri shkollor do të vlejnë për nxënësit për t’u dhënë hapësira pushimi, ndërsa për mësuesit do të shërbejë si një periudhë e kualifikimit të vazhduar.

Albana Mustafaraj, zëdhënëse e MASH-it, i tha agjencisë NOA se kjo strukturë u është shpërndarë me një udhëzim të veçantë të gjitha Drejtorive dhe Zyrave Arsimore në vend ndërsa do të jenë edhe të afishuara në të gjitha shkollat e vendit.

e.n/NOA

KOMENTE