English

Zbulimi: Toka është si kungull dhe jo e rrumbullakët

Bergen, 29 Qershor, NOA – Toka nuk është sferike apo e rrumbullakët, siç është thënë deri tani se është parë nga hapësira, por ka formën e një kungulli, me shtrembërim nga anët e saj.

Ky është rezultati i parë i nxjerrë nga sateliti evropian, Goce, të dhënat e të cilit u prezantuan në Bergen të Norvegjisë, në konferencën e parë për vëzhgimin e programit tokë "Living Planet" nga Agjencia e Hapësirës Evropiane (ESA).

Pak më shumë se një vit që nga fillimi i punës, sateliti Goce ka siguruar të dhënat e para për planetin ku jetojmë dhe ka lejuar të kuptojmë më mirë lëvizjen e rrymave oqeanike që bartin ngrohjen në rregullimin e klimës globale.

"Nga Goce, ne kemi informacion më të mirë mbi atë që ne e quajmë çështje kyçe të sistemit klimatik", tha shkencëtari i ngarkuar me mision, Reiner Rummel, nga Universiteti Teknik i Mynihut.

Por sipas tij, ky është vetëm fillimi i asaj që ai pret nga hapësira "me porosi", siç përcaktohet nga ky satelit tani në ballë të teknologjisë.

n.e/NOA

KOMENTE