Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Isaf: Forcat Ndërkombëtar I Kundërpërgjigjen Sulmit Të Talebanëve Në Jalalabad
English

Afganistan - Isaf: Forcat Ndërkombëtar I Kundërpërgjigjen Sulmit Të Talebanëve Në Jalalabad

KABUL, 30 qershor /ATSH-ANSA/ - Ushtarët afganë së bashku me forcat aleate i janë kundërpërgjigjur sulmit të një grupi rebelësh që sulmuan aeroportin e Jalalabadit ku hodhën në erë një makinë të mbushur me eksploziv, lëshuan raketa dhe gjuajtën me armë automatike, thuhet në një komunikatë zyrtare në Kabul të Forcës Ndërkombëtare e Ndihmës për Sigurinë (ISAF). "Perimetri i bazës mbeti i paprekur ndërsa shumë rebelë mbetën të vrarë", theksohet në deklaratë. Në komunikatë theksohet më pas se dy ushtarë të forcave ushtarake të përbashkëta kanë mbetur të plagosur lehtë, ndërsa nuk ka lajme për humbje ndër civilë. Pasi cilësohet se lajme të tjera do të publikohen pasi hetimet të përfundojnë, zëdhënësi i Komandës ndërkombëtare të përbashkët, kapiteni Jane Campbell komentoi se "nuk bëhet fjalë vetëm për një sulm kundër një strukture të administruar nga forca afgane dhe ndërkombëtare, por edhe nga vetë civilët e Afganistanit". "Sulme të tilla nuk kanë absolutisht asnjë ndikim në sigurinë e përgjithshme të Afganistanit", përfundoi ai. /e.v/
KOMENTE