Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE: Regjim më të ashpër financiar në eurozonë
English

BE: Regjim më të ashpër financiar në eurozonë

Bruksel, 30 qershor, NOA – Pas krizës së borxheve që goditi Greqinë, Bashkimi Evropian ka vendosur sot një disiplinë të re financiare, ku 16 vendet e eurozonës duhet të jenë vigjilent në kufizimin e buxhetit dhe borxhit të tij, pasi në rast të kundërt mund të humbin marrjen e fondeve të reja nga BE.

Madje, Komisioni Evropian deklaroi se në rast të shkeljes së rregullave të vendosura përveç humbjes së mundësisë për të marrë fonde nga BE, vendet që nuk e zbatojnë disiplinën e vendosur do të detyrohen edhe të depozitojnë të ardhura pranë fondeve të BE-së.

Ky regjim i ri për buxhetin, është një nga përpjekjet e BE-së, për të shmangur një krizë eventuale të borxheve, si ajo që ka pllakosur Greqinë.

Tashmë ky propozim i KE-së, po studiohet nga ministrat e Financave të Bashkimit Evropian dhe pritet të miratohet së shpejti.

Sipas KE-së, Banka Qendrore Evropiane ka deklaruar sot se për tre muajt në vazhdim do t'u huazojë bankave tregtare gati 132 miliardë Euro.

Sipas ekspertëve shuma e huazuar nga BQE, është më e vogël nga sa pritej, gjë që dëshmon se bankat tregtare të eurozonës kanë likuide më të mira se më parë.

mit/NOA

KOMENTE