Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Botërori - Koreja E Veriut Ndër Festime Dhe Kampe Pune
English

Botërori - Koreja E Veriut Ndër Festime Dhe Kampe Pune

PEKIN, 30 qershor /ATSH-ANSA/ - Futbollistët e përfaqësueses kombëtare të Koresë së Veriut, të cilët mbërritën dje në Phenian pas eliminimit nga Kampionati Botëror i Afrikës së Jugut, u pritën me festime në Pekin, por në atdhe rrezikojnë të dërgohen në një kamp pune të detyrueshme, ose të paktën siç njofton faqja afrikanojugore e internetit "Times Live". Por e përditshmja kineze "Global Times" pretendon se "kjo nuk ka gjasa të ndodh", të paktën duke gjykuar nga mënyra se si u trajtuan lojtarët në Pekin. Të 45 anëtarët e delegacionit koreanoverior qëndruan në një hotel me pesë yje. Ndërsa një darkë e përzemërt iu ofrua nga restoranti "Yin Pan Guan", në pronësi të Koresë së Veriut. Kamarieret e restoranint, që si të gjithë koreanoveriorët që punojnë jashtë vendit zgjidhen me kujdes ndër familjet më besnike të liderit Kim Jong-il, i pritën me gjallëri lojtarët. Në Afrikën e Jugut, përfaqësuesja koreanoveriore u paraqit për herë të parë në skenën e futbollit botëror pas asaj të vitit 1966, kur mundën Italinë e Edmondo Fabrit me rezultatin 1-0, me një gol të Pak Doo Ik, para se të eliminoheshin nga Portugalia në një ndeshje epike me rezultatin 5-3. Por për ta, vetëm pjesëmarrja është një rezultat i rëndësishëm. Në botërorin aktual koreanoveriorët i rezistuan mirë Brazilit, duke humbur me rezultatin e ngushtë 1-2, por më pas u tronditën nga Portugalia me rezultatin 0-7 dhe në fund u mundën 3-0 nga Bregu i Fildishtë. Sipas trajnerit Kim Jong-un, detyra e skuadrës "ishte ajo për të pasur sukses dhe për t'i pëlqyer gjeneralit tonë të madh Kim Jong-il". "Kush e di nëse ia kanë arritur", deklaroi ai për gazetarët. /e.v/
KOMENTE