Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çeki - Marrëveshje Për Qeverinë E Re, Schwarzenberg Ministër I Jashtëm
English

Çeki - Marrëveshje Për Qeverinë E Re, Schwarzenberg Ministër I Jashtëm

PRAGË, 30 qershor /ATSH-ANSA/ - Liderët e tre partive të koalicionit të ardhshëm qeverisës të qendrës së djathtë në Republikën Çeke, kanë gjetur mbrëmë një marrëveshje për strukturën e ekzekutivit të ri drejtuar nga konservatori Petr Necas. Me numrin e Ministrive të reduktuar nga 17 në 15, Demokratët Civikë (Ods) do të kenë gjashtë Ministri, partia "Top 09" pesë dhe ajo e Punëve publike (Vv) katër. Ministri i Jashtëm do të jetë princi Karel Schwarzenberg (72 vjeç), lideri i partisë "Top 09", i cili edhe më parë ka qenë kreu i diplomacisë, nga 2007 deri në maj të vitit 2009 me qeverinë e Mirek Topolanek. Ndërsa ish-zëvendëskryeministri Alexandr Vondra (Ods) 48 vjeç do të marrë detyrën e Ministrit të Mbrojtjes. Ministri i Financave do të jetë Miroslav Kalousek (Top 09), 49 vjeç, një detyrë të cilën e mbuloi edhe gjatë qeverisë së Topolanek. Presidenti Vaclav Klaus i besoi të hënën detyrën e shefit të qeverisë liderit të partisë konservatore Ods, i cili duhet ta prezantojë qeverinë e re nga 12 korrikut. Koalicioni qeverisës qe doli nga zgjedhjet e 28-29 majit ka një shumicë të fortë në parlament, 118 vende nga 200. /e.v/
KOMENTE