Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Turqi - Rritje E Fortë Prej 11.7 Për Qind Në Tremujorin E Parë Të Vitit
English

Ekon - Turqi - Rritje E Fortë Prej 11.7 Për Qind Në Tremujorin E Parë Të Vitit

ANKARA, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Ekonomia turke ka paraqitur përballjen e saj me krizën përmes një rritjeje të fortë me 11.7 për qind tre mujorin e parë të vitit 2010, njoftoi sot Instituti Turk i Statistikave,''Tüik''. Turqia renditet pas Kinës, e cila ka arritur një rritje prej 11.9 për qind gjatë tremujorit të parë, duke qenë vendi ë dytë i grupit të vendeve të industrializuara dhe atyre në zhvillim 'G20' që paraqet një situatë të tillë ekonomike, sipas vëzhguesve. Ekonomia turke, e 17-a në renditjen botërore, nisi të pësonte ulje në vitin 2008 dhe u tkurr me 7 për qind në tremujorin e vitit 2008, rënia e parë që prej 27 tremujorëve, para se të hynte zyrtarisht në recesion tremujorin e 28. Turqia nisi ta kapërcente recesionin në fund të vitit 2009 me një rritje pozitive prej 6 për qind në tremujorin e katërt, me një rënie prej 4.7 për qind për gjithë vitin 2009. "Këto shifra konfirmojnë një kapërcim të qëndrueshëm të recesionit'', komentoi ministri turk i Industrisë dhe Tregtisë, Nihat Ergün për televizionin informativ ''NTV''. Ai theksoi se "Turqia do të ketë një rritje plotësisht pozitive në vitin 2010"./ /i.p/
KOMENTE