Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fitnesi Në Shqipëri, Tashmë Me Qëndra Të Specializuara
English

Fitnesi Në Shqipëri, Tashmë Me Qëndra Të Specializuara

TIRANË, 30 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, startoi sot për herë të parë një kurs trajnues për specialistët e qëndrave të fitnesit dhe fitnesit kurativ në Shqipëri. Trajnimi me temë " Të kujdesesh për një shëndet të mirë - duhen shërbim dhe njerëz të specializuar" vjen si iniciativë e drejtëpërdrejtë e H-Consultin, i mbështetur nga Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar Sipas burimeve nga KOKSH, "në këtë trajnim, që do vijojë deri në muajin tetor, do të jepen bazat për fitnesin. Kursi i specialistëve të parë të këtij lloji është një risi në vendin tonë dhe ka si synim, trajnimin e specilistëve shqiptarë dhe njohjen e tyre me metodat dhe programet më moderne të fitnesit sot në botë". "Ky program është një specializim i kohës së sotme moderne të qëndrave të ndryshme të fitnesit, stërvitore dhe ato kuruese, e për më gjerë të qëndrave të mëdha rekreative sportive, tashmë të njohura në Europë si (Wellness Center / Centro Benessere) të cilat së fundi po fillojnë të gjejnë treg edhe në Shqipëri", thanë për ATSH, burime nga KOKSH. Trajnime të këtij lloji pritet të organizohen sërish nga KOKSH në kuadër të sensibilizimit për masivizimin e një jete sa më sportive jo vetëm për moshat e reja, por për të gjithë shqiptarët, pjesë e së cilës ishte edhe krijimi para dy vitesh e Federatës "Sporti për të gjithë". Deri tani në vend fitnes-i apo gjimnastika nuk janë shumë të përhapura. Pjesa më e madhe e atyre që merren me fitnes janë ata që kryejnë vrapin e mëngjesit, apo ata të cilët shkojnë nëpër palestra. Ekspertët rekomandojnë ecjen e shpejtë për ata që dëshirojnë t'a kthejnë formën trupore gjatë verës dhe kjo për arsye se ka shumë efekt dhe nuk shkakton lëndime, që mund të paraqiten gjatë stërvitjeve të rënda./n.m/
KOMENTE