Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata: Tre Dëshmitarë Në Seancën Kunder Aldo Bares
English

Gjykata: Tre Dëshmitarë Në Seancën Kunder Aldo Bares

TIRANË, 30 Qershor/ATSH/.- Tre dëshmitarë të prokurorisë dëshmuan sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda në seancën e radhës kundër Alfred Shkurti, i njohur ndryshe si Aldo Bare, i akuzuar si drejtues i "Bandës së Lushnjes". Kështu, dëshmitari Pëllumb Beqiri, ish- punonjës në Policinë e Lushnjes, dëshmoi mbi vrasjen e kushëririt të tij, Idajet Beqiri, në vitin 1997 në këtë qytet. Para Gjykatës ai foli për një bisedë që kishte zhvilluar me një të njohurin e tij në Lushnje, ku kishte mësuar se vrasjen e të afërmit të tij e kishin kryer pjestarët e grupit të Aldo Bares. Sikurse tregoi dëshmitari ai kishte mësuar edhe që kushëriri i tij, ishte vrarë aksidentalisht pasi ndodhej në shoqërinë e disa personave të cilët ishin në hasmëri me Aldo Baren. Ndërsa, dëshmitari Musa Fatia, një fqinj i Aldo Bares, dëshmoi lidhur me një atentat me kundratank, që besohet se ishte ndaj Aldo Bares në vitin 1998 në Lushnje. Sikurse tregoi dëshmitari, ai ishte duke udhëtuar me një makinë për në plazhin e Divjakës, me Aldo Baren dhe disa fëmijë, kur ishin qëlluar me armë kundratank, por që fatmirësisht nuk pati pasoja për jetën e tyre. Ai mohoi të kishte njohur atentatorët, por shtoi se pas ngjarjes kishte bërë denoncimin në Policinë e Lushnjes. Po për këtë ngjarje dëshmoi dhe shtetasi Virgjil Haxhiu, vëllai i Shkëlqim Haxhiut, makina e të cilit besohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Duke folur për momentet e pas ngjarjes, dëshmitari tregoi se disa persona të armatosur, e kishin marrë atë nga shtëpia, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij, duke e dërguar në një banesë, ku i kishte pritur Aldo Bare. Siç pohoi ai, Aldo Bare ishte interesuar për vëllain e tij, Shkëlqimin, dhe me pas e kishte lënë atë me familjarët e tij të lirë. Por, kur u kthyem në banesë e gjetëm atë të djegur, shtoi më tej dëshmitari, që u mor me forcë nga policia për të dëshmuar në seancën kundër Aldo Bares. Ndërkohë që dëshmia e Haxhiut është kundërshtuar nga vetë i akuzuari Aldo Bare, i cili pohoi se nuk e njihte dhe se nuk mbante mend ta kishte takuar ndonjëherë atë. Ndaj Aldo Bares rëndojnë disa akuza të rënda, ndër të cilat, disa vrasje të ndodhura vite me parë në Lushnje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, etj. Aldo Bare u ekstradua në fund të vitit të kaluar nga Turqia, pas arrestimit nga autoritetet e atjeshme, me kërkesë të drejtësisë shqiptare. Dhjetra persona të akuzuar si anëtarë të Bandës së Lushnjes janë arrestuar vitet e fundit në Shqipëri. Shumë prej tyre janë dënuar, ndërsa të tjerë janë në proces gjykimi në Gjykatën e Krimeve të Rënda. /a.m/s.s./
KOMENTE