Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Goran Bodganoviç: Jemi kundër shkëmbimit të territoreve me Kosovën
English

Goran Bodganoviç: Jemi kundër shkëmbimit të territoreve me Kosovën

Beograd, 30 Qershor, NOA – Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, i ka thënë BBC-së se ideja për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka dalë nga Beogradi.

Ai e kundërshtoi këtë ide dhe tha se qeveria serbe është e angazhuar që Kosovën ta ruajë si pjesë përbërëse të Serbisë.

Duke folur për BBC-në, zyrtari i qeverisë serbe tha se qarkullimi i idesë për shkëmbim terriorial ndërmjet Kosovës e Serbisë, tregon se sa e shqetësuar është Prishtina zyrtare në prag të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Ai shpreh këmbënguljen e Beogradit për rinegocimin e statusit të Kosovës, pavarësisht kundërshtimeve të forta të Prishtinës.

Cili është qëndrimi i qeverisë së Serbisë për idenë e shkëmbimit eventual të Mitrovicës së veriut nga ana kosovare me Preshevën nga ana serbe?

Qëndrimi ynë për këtë çështje është shumë i qartë. Ne as nuk e duam ndarjen e Kosovës dhe as nuk duam që në çfarëdo mënyre të shkëmbejmë territore. Ne edhe më tutje i qëndrojmë besnik politikës sonë që Kosovën ta ruajmë si pjesë përbërëse të Serbisë, por kurrsesi që Beogradi të qeverisë me shqiptarët e Kosovës.

Prandaj të gjitha këto spekulime që vijnë mund të konsiderohen si nervozizëm i Prishtinës zyrtare para vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sepse ajo është e vetëdijshme për faktin se duhet të ulemi përsëri në tryezën e bisedimeve dhe të bisedojmë, jo vetëm çështjet teknike që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të shqiptarëve dhe serbëve, por edhe për statusin, sepse, e përsëris, statusi i Kosovës nuk është i zgjidhur për Serbinë.

Megjithatë BBC ka kuptuar se ideja për shkëmbimin e territoreve nuk është e panjohur për qeverinë tuaj?

Kjo ide jo vetëm që është e huaj, por ajo nuk ka rrjedhur nga qeveria jonë dhe unë e përsëris që qëndrimi ynë është krejtësisht tjetër, ai është i njohur dhe mendoj se nuk duhet të humbim shumë kohë për të. Pse është e pamundur zoti Bogdanoviç që ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ketë shkëmbim territorial?

Unë e përsëris se për diçka të tillë nevojiten bisedime të posaçme, është i nevojshëm pajtimi i të gjitha palëve e jo që përmes mediave dhe spekulimeve mediale, apo në çfarëdo mënyre tjetër të flitet për këtë. Unë e përsëris që për Serbinë, statusi i Kosovës nuk është i zgjidhur, ne jemi të gatshëm të flasim për statusin dhe për të gjitha, por nuk dua të spekuloj për çfarëdo qëndrimesh të cilat nuk e di prej nga vijnë.

Pavarësisht nga kjo, a është e gatshme pala serbe që të bisedojë me palën kosovare për këtë çështje?

Qeveria serbe është e gatshme që të bisedojë me palën kosovare për çështjen e statusit të Kosovës dhe për të gjitha çështjet që i shqetësojnë të dy popujt, për gjithçka që do t’a ndihmonte pajtimin, sepse mendoj se ka pasur mjaft mospajtime, mjaft konflikte.

Beogradi zyrtar dëshiron që të kthehet në rrugën e zgjidhjes së problemeve e jo që të shkaktojë probleme të cilat dikush po përpiqet të na veshë. E përsëris, jemi të gatshëm për dialog, jemi të gatshëm për zgjidhjen e të gjitha problemeve në mënyrë paqësore dhe konstruktive, që do t’i kënaqte të dyja palët apo që do të bënte që edhe njëra, edhe pala tjetër, të kenë më pak pakënaqësi.

Por zoti Bogdanoviç, udhëheqja e Kosovës përsërit se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se për këtë çështje nuk mund të bisedohet?

Për ne statusi ende nuk është zgjidhur dhe një pjesë e mirë e shqiptarëve e dinë këtë. Nuk mundet që vendimet e njëanshme t’i imponohen dikujt. Nëse shteti, të cilit i është marrë një pjesë e territorit, nuk e pranon këtë, atëherë gjithnjë do të ketë probleme dhe konflikte.

Mendoj se nuk është në interesin e askujt që problemet të zgjidhen në rrugë të njëanshme, jo vetëm në Kosovë, por askund në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi të gatshëm të ulemi përsëri në tryezën e bisedimeve për çështjen e statusit.

Megjithatë pavarësinë e Kosovës e kanë njohur afër 70 vende të botës?

Po e kanë njohur gati 70 vende, por 120 të tjera nuk e kanë njohur.

Dhe nëse kthehemi te ideja e shkëmbimit të territoreve, disa vëzhgues e shohin me dyshim këtë opsion dhe thonë se ajo do të hapte Kutinë e Pandorës, në radhë të parë përmendet Bosnja e Hercegovina, e më pas edhe Maqedonia?

Unë absolutisht pajtohem me këtë, sepse Kutia e Pandorës tashmë është hapur me vendimin e njëanshëm të institucioneve të përkohshme të Prishtinës për shpalljen e pavarësisë dhe të gjitha lëvizjet separatiste në botë po e ndjekin situatën për të vepruar në mënyrë të njëjtë. Ajo që ka bërë Prishtina me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, gjithsesi do të ketë ndikim tek vendet e tjera, jo vetëm në rajon, por edhe në tërë Evropën.

BBC

KOMENTE