Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grupi I Ps: Marrëdhënie E Kushtëzuar Me Parlamentin
English

Grupi I Ps: Marrëdhënie E Kushtëzuar Me Parlamentin

- Ruçi: Nuk do të votojmë asnjë ligj - TIRANË, 30 Qeshor/ATSH/.- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste vendosi sot, pas një mbledhje të gjatë, që të aplikojë sërish marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, pas mbledhjes së sotme të grupit socialist, deklaroi se ky hap i opozitës ndëmerret pasi maxhoranca po i largohet çdo ditë e më shumë kompromisit. "Duke filluar nga dita e nesërme grupi parlamentar socialist përshkallëzon marrëdhënien me parlamentin shqiptar, duke i kushtëzuar marrëdhëniet ndaj këtij institucioni, duke mos votuar asnjë ligj; as me shumicë të thjeshtë e as me shumicë të cilësuar", deklaroi kreu i grupit të PS-së, pas mbledhjes. Ai tha se grupi parlamentar do të përgatisë gjatë ditëve në vazhdim axhendën e tij opozitare në marrëdhënie me parlamentin. "Në sesionin e ardhshëm parlamentar, që fillon në shtator, grupi socialist do të bëjë publikë hapat e mëtejshëm lidhur me marrëdhëniet dhe qëndrimin ndaj parlamentit shqiptar", tha Ruçi. Deputetët e opozitës iu rikthyen normalitetit të jetës parlamentare në seancën plenare të 24 majit. Nga fillimi i legjislaturës së XVIII-të të Kuvendit më 7 shtator, opozita bojkotoi Kuvendin për afro 9 muaj, bojkot që u thye vetëm gjatë debatit për djegien e mandateve të deputetëve, më 25 shkurt. Nga kjo datë, deputetët e PS-së ishin prezentë në seancat plenare vetëm në minutat e debatit të lirë parlamentar, ku deklaronin qëndrimet e tyre politike, ndërsa refuzonin të ishin pjesë e veprimtarisë së komisioneve të përhershme kuvendore. Pas fillimit të grevës së urisë më 30 prill, deputetët socialistë e bojkotuan totalisht Kuvendin, për të hyrë në të vetëm më 24 maj. /a.s/s.s./
KOMENTE