Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kodheli:Mazhoranca hap antikushtetues, cënon pavarësinë e institucioneve me projektigjin për inspektimin financiar
English

Kodheli:Mazhoranca hap antikushtetues, cënon pavarësinë e institucioneve me projektigjin për inspektimin financiar

Tiranë, 30 qershor, NOA – “Projekt-Ligji “Për inspektimin financiar”, që është diskutuar gjatë javëve të fundit në Komisionin e Ekonomisë është thellësisht anti-kushtetues dhe në cënim të rëndë të pavarësisë së një sërë institucioneve kushtetuese si dhe dhunon pushtetet e pavarura të drejtësisë dhe pushtetin vendor”.

Kjo deklaratë u bë sot nga nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja socialiste Mimi Kodheli, e cila bashkë me deputetët e tjerë socialistë në Komisionin e Ekonomisë kërkuan opinionin e Komisionit të Ligjeve, lidhur me kushtetutshmërinë e këtij projekt-ligji.

Deputetja Kodheli theksoi se “në mënyrë të qëllimshme, shqyrtimi i kushtetutshmërisë së këtij projekt-ligji nga ana e Komisionit të Ligjeve nuk është bërë, pasi Komisioni i Ligjeve është ndalur dhe ndarë në nene periferike të tij”.

Sipas deputetëve të PS-së, konsiderohet me mangësi serioze shqyrtimi i këtij ligji nga ana e komisoneve respektive të Kuvendit.

“Ne e konsiderojmë se anti-kushtetutshmëria e këtij ligji është një element i mjaftueshëm për të votuar kundër tij, në mbrojtje të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, të pushtetit vendor si dhe institucioneve të rëndësishme kushtetuese si Kontrolli i Lartë i Shtetit, Shërbimi Informativ i Shtetit apo dhe shoqërisë civile”, nënvizoi Kodheli.

Nënkryetarja socialiste e Komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli e përfundoi deklaratën e saj duke thënë se “ky është një ligj tërësisht politik e anti-kushtetues, që ka tejkaluar direktivën e BE-së në këto dy parametra dhe që nuk do të shtojë asgjë të re dhe asnjë rezultat të dobishëm në luftën e kërkuar kundër korrupsionit, të cilën Berisha e ka humbur prej kohësh në Gërdec dhe Kalimash”.

mit/NOA
KOMENTE