Letoni - Qeveria Kritikon Lejimin E Përkujtimit Të Pushtimit Nazist
					  RIGA, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Qeveria letoneze kritikoi sot një vendim të drejtësisë që lejon zhvillimin e një manifestimi për të përkujtuar pushtimin e kësaj republike balltike në vitin 1941 nga nazistët. 
     Kryeministri, Valdis Dombrovskis dhe ministri i Punëve të Jashtme, Aivis Ronis kritikuan vendimin e marrë dje nga një gjykatë për shfuqizimin e vendimit të bashkisë së Rigas që ndaloi këtë ditë përkujtimore parashikuar për sot. 
     Duke siguruar respektim të pavarësisë së drejtësisë dhe të së drejtës kushtetuese për lirinë e fjalës, dy zyrtarët theksuan në një komunikatë se liria e fjalës nuk mund të aplikohet me propagandë naziste. 
     "Përhapja e pikëpamjeve të Hitlerit dhe Stalinit është një poshtërim për kombin dhe shtetin tonë'', vijon komunikata./
/ec/   a.jor. 				
				
				

 
    