Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis nesër, gara e Miseve shqiptare
English

Nis nesër, gara e Miseve shqiptare

Tiranë, 30 qershor, NOA, Milena Selimi - Gara e Miseve shqiptare përfundimisht do të jetë më 1 Korrik në kalanë e Gjirokastrës.

Në përfundim të seleksionimeve u kualifikuan 33 bukuroshe, që do të konkurojnë në edicionin e 12-të të konkursit "Miss Shqipëria".

Sot, merr fund përgatitja e tyre dhe nesër ato do të ngjiten në kalanë e Gjirokastrës për spektaklin e madh që do të mbahet në mbrëmje.

Skena rrethore me tapet druri në kalanë e Gjirokastrës, qytetit të gurtë, në jug të vendit, siç shprehet producenti i spektaklit Petri Bozo, është një dhuratë që nuk gjendet në asnjë kala tjetër të Shqipërisë.

"Më mirë vonë se kurrë!”, thotë Bozo, duke nënkuptuar se kalaja e Gjirokastrës ishte “piketuar” vite më parë, por mungonte infrastruktura hoteliere, që sot i gjen me bollëk.

Në fazën e parë të seleksionimit, kanë marrë pjesë 452 vajza, një shifër rekord për historinë e këtij spektakli.

"Gjatë fazës së seleksionimit janë përzgjedhur vetëm 33 vajza", thotë Bozo, ndërsa nënvizon se vetëm njëra prej tyre do të kurorëzohet mbretëresha e bukurisë shqiptare dhe do të marrë pjesë direkt në konkursin ndërkombëtar “Miss Globe International 2010”.

m.s/NOA

KOMENTE