Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pd:Gati Komisioni Hetimor Për Zbardhjen E Masakrës Së Tivarit
English

Pd:Gati Komisioni Hetimor Për Zbardhjen E Masakrës Së Tivarit

T - Grupi Parlamentar i PD-së mbledh firmat e deputetëve - TIRANË, 30 Qershor/ATSH/.- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike po mbledh firmat për krijimin e një komisioni hetimor, që do të ndriçojë masakrën e Tivarit, në të cilën u ekzekutuan pa gjyq mijëra shqiptarë të Kosovës, gjatë pranverës së vitit 1945. Sipas deputetëve nismëtarë, komisioni do të ketë në përbërje 13 anëtarë, prej të cilëve 7 do t'i përkasin mazhorancës dhe 6 opozitës. Sipas ligjit "për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore", Partisë Demokratike i takon të ketë edhe kryetarin e këtij komisioni. Nisma pritet të depozitohet nesër në sekretarinë e Kuvendit të Shqipërisë dhe shumë shpejt, pritet të kalojë në seancë plenare për miratim. Afati i veprimtarisë së këtij komisoni është parashikuar njëvjeçar, nisur nga rëndësia e ngjarjes, nga koha e gjatë që ka kaluar, si dhe nga përpjekjet e mëdha në vite për ta lënë atë në errësirë. Komisioni do të hetojë për zbardhjen e plotë të fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive, që çuan në masakrën e Tivarit. Qëllimi i tij kryesor do të jetë edhe nxjerrja e përgjegjësive shtetërore dhe individuale, të atyre që me veprimet dhe mosveprimet e tyre ndihmuan në ekzekutimin e mijëra shqiptarëve. Një tjetër pikë e objektit hetimor do të jetë edhe qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj kësaj masakre të pashembullt gjatë viteve 1945-1990 si dhe përpjekjet e qëllimshme për të fshehur të vërtetën rreth saj./a.s//n.m/
KOMENTE