English

Qarkullimi Rrugor, Masa Administrative Per Mosrespektim Te Legjislacionit Rrugor

TIRANË, 30 Qershor/ATSH/ .- Policia e kryeqytetit apelon të gjithë përdoruesit e rrugës qe të zbatojnë me korrektësi gjatë drejtimit të mjetit, normat e sjelljes dhe Kodin Rrugor. Me qëllim krijimin e lehtësirave, lëvizjen e lirë të mjeteve, si dhe parandalimin e aksidenteve në rrugë, blutë e kryeqytetit po ushtrojnë kontrolle në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Përmes një njoftimi për mediat, Policia e kryeqytetit informoi të mërkurën për ATSH-në se "vetëm gjatë ditës së djeshme, shërbimet e Qarkullimit Rrugor në kryeqytet vendosën 580 masa administrative, ndërsa pezulluan 5 leje drejtimi". Ndërkohe, sipas policise, vazhdojnë kontrollet edhe ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitore në shlyerjen e detyrimeve, ndërsa i fton ata të paraqiten pranë çdo dege të Postës Shqiptare per te kryer veprimet e nevojshme./m.sh//a.ke/
KOMENTE