Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reportazh/ Kukës: Çaja, Fshati Mes Tre Kufijsh
English

Reportazh/ Kukës: Çaja, Fshati Mes Tre Kufijsh

KUKËS, 30 qershor/ATSH-R.Hoxha/ - Për të mbrritur në Çajë, fshat i veçantë, që ndan kufirin administrativ të Kukësit me Dibrën, por dhe kufirin shtetëror Shqipëri-Kosovë- Maqedoni, udhëtimi nga Kukësi zgjat më shumë se 4 orë në një rrugë që zvarritet në skërka mali, aq sa po të hedhësh sytë poshtë, trëmbesh. "Jemi në kufi nga 3 anë, vetëm një anë na lidh me Shqipërinë, jemi në mal", thotë Sulejman Ivani, shoferi që na jep gajret për të mos u frikësuar nga rruga, që duket sikur do ta përmbysë furgonin nga çasti në çast. "Në verë ne shohim gjysmën e Shqipërisë, se jemi më lart dhe me këtë krenohemi. Sa për të tjerat, shih e shkruaj", shton ai. Furgoni tundet në rrugën tërë gropa. Kur mbrrijmë, fshati duket i heshtur dhe nga shtëpitë e pakta të shpërndara nëpër mal duket sikur nuk pipëtin njeri. Bile as fëmijë. "Mos u çudit, Çaja është një fshat me shtrirje të gjerë, ndërsa banorët tani janë në punë pas dimrit të gjatë", thotë plaku Burim Ivani, që kthehet nga qendra e komunës, e cila quhet komuna Fshat. "Këtu miqtë janë të shumtë, bile më shumë dimrit. Janë hallexhjinj, se mysafirë pa halle rrallë e tek vijnë te ne. Edhe atëherë vijnë vetëm kandidatët e jo të tjerë dhe ata për interesin e votës", thotë 64-vjeçari. Fshati që jeton me blegtori Fshati me rreth 350 banorë po shkon duke u tkurrur. Kush mundet, largohet, mjaft të ketë pak para. Vexhi Shehu, mësues dhe ish-kryetar komune, thotë se dhe shkolla 9 vjeçare në këtë fshat tani ka klasa kolektive. "Thjesht ka rënë numri i nxënësve. Vetëm këtë 6 mujor janë larguar nga fshati 8 familje, e nuk është pak", thotë Vexhiu. Në Çajë, veç 9 mësuesve, gjithë familjet e tjera jetojnë me ndihmë ekonomike, pasi banorët nuk kanë toka produktive. Mesatarisht familjet që kanë mbetur, kanë jo më shumë se 200 metër katrore për frymë, ndërsa krenohen me kullotat e shumta që nuk ua prek kush në ato lartësi. Kjo i ka bërë që t'i përkushtohen blegtorisë. Çajanët janë të njohur në zonën verilindore për emigrimin e blegtorisë gjatë dimrit në zonën fushore. Çdo familje ka mbi 30 krerë të imta, ndërsa shumiça e familjeve mbarështrojnë mbi 80 krerë. "Blegtoria këtu është biznesi më fitimprurës", thotë Selman Matranxhi, 79 vjeç, ish punëtor në uzinën e bakrit, që në pension që nga viti '90, nuk i ndahet fshatit të lindjes, edhe pse banon në Kukës. "Në qytet s'kam çfarë të bëj, kurse këtu ndihmoj dhe fëmijët, dhe kaloj kohën. Në pranverë blej qingja, në vjeshtë shes dele", thotë gjysëm me shaka Selmani, që ka dy djem në emigracion. "Atyre ua kam hequr vizën, nuk kthehen më, kanë krijuar familje në Angli", thotë plaku. Në Çajë celulari punon, bile me të tre shtetet. Dhëndërr në kohë të vështirë Si vend kufitar dhe malor, Çaja ka qenë vendkalimi për emigrantët dhe strehë e tyre. "Ehu, sa herë u kemi shpëtuar jetën djemve, duke qenë gati në të ngrirë në dëborë", tregon Mevlan Matranxhi, që shton edhe se "edhe i kemi kërkuar gjatë gjithë natës kur na është dhënë alarmi." Një ish-emigrant nga Puka, rrezikoi të ngrinte në dëborë kur kalonte për në Maqedoni, derisa e gjetën çajanët dhe i ofruan ngrohtësinë e tyre. "Ishte nëntori i vitit 2005, kur erdhi lajmi se 4 të rinj kishin mbetur në dëborë pa mundur të kalonin kufirin. Kemi dalë gjithë burrat e fshatit për t'i kërkuar. Pas 3 orësh i kemi gjetur gjysmë të ngrirë dhe i mora në shtëpi. Gëzimi ishte më keq. Ka qenë kjo ngjarje që e bëra dhëndër", tregon Hysniu. Kufiri i pronës Çajanët kanë edhe ndonjë problem me miqtë matanë kufirit. Ata kanë toka të tyre edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni. "Është një problem ende i pazgjidhur, por tash ka ardhur koha të zgjidhet mes shteteve, se vetë banorët e pranojnë se është tokë e Çajës", thotë mësuesi, Vexhiu, që si kryetar i komunës u përpoq ta zgjidhte këtë problem. Pas rënies së regjimit komunist, tokat u ndanë edhe në Shqipëri, por çajanët e zgjidhën lehtë këtë problem. Pasi pyetën më të moshuarit, i vendosën pronat në kufijtë e vjetër./ch/
KOMENTE
  • neli10:05 - 26 Nëntor 2010
    Pershendetje te gjithe Cajaneve, Jam Zejneli nga katundi Bozovce, tani jetoj ne Tetove. Stergjyshi im ka ardhur nga ky vend dhe pikerisht nga Caja. Jemi nga familja Rustem Shehut. Ne Bozovce ka ardh diku rreth vitit 1800 me dy djemet e tij. Deshira ime jetesore eshte te ve kontakt me ndonje fis timin nese ka ne Caj dhe pastaj ta vizitoj kete vend qe per mua personalisht eshte shume domethenes se prej aty ka filluar gjeneza e familjes time e ku tani jemi mbi 300 pjestare te familjes. Shpresoj se se shpejti do te jem ne Caje.