Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba-Rusi - Moska Shpreson Se Incidenti I Spiunazhit Të Mos Ndikojë Në Marrëdhëniet Dypalëshe
English

Shba-Rusi - Moska Shpreson Se Incidenti I Spiunazhit Të Mos Ndikojë Në Marrëdhëniet Dypalëshe

MOSKË, 30 qershor /ATSH-ANSA/ - Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, shpreson që çështja e arrestimeve të disa personave që dyshohen si spiunë rusë në SHBA të mos ketë asnjë ndikim negativ te marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit, njoftoi agjencia Interfax duke cituar një zëdhënës të tij. "Shpresojmë që incidenti lidhur me arrestimin e një grupi personash në Shtetet e Bashkuara, të cilët dyshohen se po spiunonin për interes të Rusisë, nuk do të ketë asnjë ndikim negativ në marrëdhëniet ruso-amerikane", deklaroi zëdhënësi. "Jemi në dijeni të deklaratës së sekretarit të Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs", shtoi ai. Dje Gibbs, duke kujtuar "rinisjen" e marrëdhënieve bilaterale, deklaroi se kjo çështje nuk do të ndikojë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. /e.v/
KOMENTE