Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiperia Merr Çmim Per Prokurimin Publik Elektronik Nga Kombet E Bashkuara
English

Shqiperia Merr Çmim Per Prokurimin Publik Elektronik Nga Kombet E Bashkuara

TIRANE, 30 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Shqipëria mori çmimin e dytë nga Kombet e Bashkuara për vlerësimin e ekselencës në shërbimin publik. Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, tërhoqi çmimin për realizimin e Prokurimit Publik 100 për qind elektronik, në një ceremoni që u zhvillua në Barcelonë të Spanjës. Ministri Pollo tha gjatë ceremonisë se "ky çmim është një tjetër dëshmi e avancimit që ka bërë vendi në prokurimin publik". "Jemi deri tani i vetmi shtet që realizojmë tenderat në mënyrë 100 për qind elektronike, duke ofruar një model që ka ngjallur interes për marrje përvoje nga shumë vende", tha Pollo. Çmimi UN Public Service Award është më prestigjiozi që OKB jep për vlerësimin e ekselencës në shërbimin publik dhe këtë vit çmimin e parë e mori Gjermania. Që nga viti 2003, kur Asambleja e Përgjithshme caktoi 23 qershorin si ditë e Shërbimit Publik, ky çmim jepet në një ceremoni të veçantë. Çmimi i dytë iu akordua Shqipërisë me motivacionin se u bë i pari vend në botë që zhvilloi një sistem të detyrueshëm elektronik prokurimi për të gjithë prokurimet e sektorit publik, duke siguruar një administrim të sigurt, eficient e transparent të dokumentacionit të tenderit. Me rastin e ditës së Shërbimit Publik, Kombet e Bashkuara akorduan 23 çmime të institucioneve publike nga e gjithë bota, duke njohur përmirësimin e tyre në shërbimin publik, si dhe arritjet e tyre krijuese në zhvillimin e administratave më efektive dhe të përgjegjshme publike. 23 vende fituese ishin Shqipëria, Australia, Bahreini, Brazili, Kanadaja, Gjermania, Japonia, India, Italia, Republika e Koresë, Libani, Omani, Arabia Saudite, Tanzania dhe Tunizia. Këto vende u dalluan nga risitë në përmirësimin e cilësisë, transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë në shërbimin publik si dhe për avancimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në hartimin e politikave e vendimeve. Sistemi i prokurimit në vendin tonë ka patur probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në efektivitetin dhe mungesën e transparencës të këtij sistemi. Në vitin 2009 Shqipëria u bë vendi i parë në botë që realizoi një sistem prokurimi elektronik të detyrueshëm për të gjitha prokurimet e sektorit publik mbi pragun e 3000 eurove. Kjo platformë e prokurimit elektronik është një aplikim që mundëson transaksione të sigurta midis institucioneve shqiptare publike dhe biznesit kombëtar dhe ndërkombëtar. Ky sistem ofron një administrim e përgatitje të sigurtë e transparente të të gjithë dokumentave të tenderit, duke evituar punën e panevojshme shkresore, si dhe duke siguruar të dhënat e gjithë procesit. /s.s./
KOMENTE