Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Dnepr Mogiliev, Bjellorusët Modestë Në Arenen Evropiane
English

Sport-Futboll/ Dnepr Mogiliev, Bjellorusët Modestë Në Arenen Evropiane

- Skuadra bjelloruse ka një eksperiencë të vogël ndërkombëtare -. TIRANË, 30 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Kundërshtari i Laçit në turin e parë eliminator të Ligës së Europës, Dnepr Mogilev, është një skuadër bjelloruse e qytetit Mogilev. Mogilev, ndryshe nga Laçi, që nga ana e tij luan për herë të parë në Europë (është skuadra e 13-të shqiptare që merr pjesë në një kompeticion europian për klube), ka një eksperiencë të vogël ndërkombëtare. Ecurinë më të mirë ndërkombëtare e ka realizuar në ish-kupën Intertoto, ku ka marrë pjesë 3 herë. Në gjirin e skuadrës që përfundoi sezonin e kaluar në vendin e tretë, përveç bazës bjelloruse ka lojtarë edhe nga Ukraina (3), Lituania. Trajneri i skuadrës është Andrey Skarabagatska. Dnepr e ka fituar vetëm një herë kampionatin bjellorus në vitin 1998. Në Ligën e Kampioneve (1999-2000) u eliminua nga ekipi suedez, Solna. Dnepr ka ndërruar pesë here emrin e skuadrës nga viti 1960, teksa për herë të fundit ndryshimin në emrin aktual e ka bërë në vitin 2006. Dnepr i luan ndeshjet e tij në stadiumin "Spartak Stadion". /a.ke/
KOMENTE