Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vizitë E Papritur E Prokurorit Të Përgjithshëm Amerikan Në Afganistan
English

Vizitë E Papritur E Prokurorit Të Përgjithshëm Amerikan Në Afganistan

UASHINGTON, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Eric Holder mbërriti sot në Kabul për një takim me zyrtarë afganë dhe amerikanë në përpjekje për të përmirësuar bashkëpunimin në luftën kundër kriminalitetit, njoftoi sot Prokuroria e Përgjithshme në Uashington. "Lufta kundër korrupsionit dhe mbështetja ndaj shtetit të së Drejtës në Afganistan janë përparësitë më të mëdha të kësaj qeverie dhe do të vazhdojmë t'i ndihmojmë qeverinë afgane në krijimin dhe ruajtjen e një sistemi penal të cilin populli afgan ka të drejtë ta kërkojë", u shpreh Holder gjatë një deklarate në Kabul. Në krye të Prokurorisë së Përgjithshme të SHBA-së, Eric Holder ka nën mbikëqyrje shërbimet si policia federale, FBI dhe Agjencia e Antidrogës, DEA./ /i.p/
KOMENTE