English

Afrikë e Jugut 2010, Maradona tepër entuziast për ndeshjen me Gjermaninë

Afrikë e Jugut, 2 Korrik NOA - Diego Armando Maradona është tepër i entuziazmuar në këtë prag sfide të vlefshme për çerekfinalet e Botërorit me Gjermaninë dhe diçka të tillë e ka treguar mjaft qartë në një deklaratë të dhënë për mediat lokale.

“Lojtarët e skuadrës sime janë këtu për lavdi dhe jo për para. Kundrejt Gjermanisë nuk do të ndryshoj aspak skemën e përdorur deri më tani pasi do të ishte një mëkat i vërtetë”, - deklaroi Maradona.

Ai gjithashtu ka pohuar se sërish në sulmin argjentinas do të jetë Tevez dhe Higuanin të cilët do të jenë të mbështetur nga i talentuari Lionel Messi.

r.b/NOA

KOMENTE