Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Antarktidë: Akujt janë rralluar, alarmi vjen nga sateliti
English

Antarktidë: Akujt janë rralluar, alarmi vjen nga sateliti

Bergen (Norvegji) 2 Korrik 2010, NOA- Akujt në Antarktidë po bëhen gjithnjë e më të rrallë. Kjo është zbuluar nga matjet më të fundit të bëra nga sateliti evropian Envisat dhe prezantuar në konferencën mbi Vëzhgimet e Tokës organizuar në Norvegji në Bergen, nga European Space Agency (ESA).

Matjet nga Envisat prej një intervali 35 ditësh, duke iu referuar dhe matjeve gjate viteve 2003-2010, kanë treguar se akujt në Antarktidën perëndimore ishin ngushtuar ndjeshëm.

Një fenomen i ngjashëm është vërejtur nga radari i Envisat edhe në akujt e Grenlandës.

"Janë evidente gjithashtu ndryshime të dukshme periodike në nivelin e akujve. Ka raste kur niveli i kripës ulet e herë jo: fenomene këto jo të zakonshme" vuri në dukje specialisti për analizën e të dhënave, Benoit Legresy, në laboratorin francez të studimeve gjeofizike në Tolosa.

Me një sipërfaqe prej 12 milionë kilometra katrorë dhe një thellësi mesatare prej 2.200 metra, Antarktida përmban 99% të akullit në Tokë dhe shkrirja e tyre, sipas studiuesve, mund të çojë në rritjen e nivelit të detit deri në 70 metra.

Akujt e Groenlandës janë ekuivalent me 9% të të gjithë akujve në planet.

a.e./NOA
KOMENTE