Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Korriku ‘90, guximi i pashembullt që hapi rrugën drejt lirisë
English

Berisha: Korriku ‘90, guximi i pashembullt që hapi rrugën drejt lirisë

Tiranë, 1 korrik, NOA – “Sot kremtojmë një ditë të madhe, kur djemtë dhe vajzat e Tiranës, me një guxim të pashembullt i shndërruan rrugët e kryeqytetit, në legjendare për dinjitet”.

Me këto fjalë, kryeministri Berisha ka nisur fjalimin në mitingun madhështor të organizuar në Qytetin Studenti, në përkujtim të eksodit shqiptar të korrikut 1990, kur mijëra shqiptarë u dyndën në dyert e ambasadave të huaja në Tiranë, në kërkim të një jete më të mirë.

“Njerëz të thjeshtë, marangozë, hidraulikë, të papunë, ishin kreshnikë të vërtetë në guximin e tyre ditën e 2 korrikut 1990, pasi të gjithë së bashku u ngritën me një trimëri të paparë, duke u dhënë zemër shqiptarëve që përjetonin frikën e tmerrin më të madh dhe duke i dhënë mesazh botës se ky komb nuk ndalej e se ishte i gatshëm për çdo sakrificë në emër të lirisë së tyre”, tha më tej Berisha.

Duke sjellë ndër mend ngjarjen e 2 dekadave më parë, kreu i qeverisë tha se “20 vjet më parë askush nuk do të besonte se shqiptarët do të merrnin guximin të hidhnin perden e hekurt”.

“Ata vazhduan për ditë të tëra sulmin e tyre për botë të lirë”, shtoi ai, duke përkujtuar më pas edhe lëvizjen e dhjetorit ’90, e cila sipas tij do t’i hapte përfundimisht

rrugën e lirisë dhe demokracisë vendit që ishte duke përjetuar diktaturën më të egër në Evropë.

“Në dhjetor ’90 do të vazhdonte uragani i studentëve me në krye Azem Hajdarin”. Ka përmendur ai edhe emrin e eksponentit të njohur të zhvillimeve demokratike të viteve ’90 ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE