Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Blegtoria Nuk Kap Hapin E Industrise Perpunuese Te Qumeshtit. Pasojat Me Shume Hapësira Per Import
English

Blegtoria Nuk Kap Hapin E Industrise Perpunuese Te Qumeshtit. Pasojat Me Shume Hapësira Per Import

TIRANE, 1 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Me një rritje mesatare vjetore prej më pak se 3%, prodhimi i qumështit në vend nuk është i mjaftueshëm për industritë e shumta të përpunimit që janë ngritur këto vite. Sipas të dhënave të ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, kete vit sasia e qumështit të prodhuar ishte 1.066 milion ton, 2.5% më shumë se një vit më parë. Në dhjetë vitet e fundit prodhimi është rritur me vetëm 12%, sipas MBMUK, ndërsa kapacitetet e përpunimit të tij janë shumëfishuar. Sipas të dhënave nga kjo ministri, numri i ndërmarrjeve të përpunimit ka arritur në rreth 360, me një kapacitet të plotë përpunimi disa herë më të lartë se sasia që prodhohet në vend. Por, më shumë se tek sasia e nevojshme, për drejtuesit e fabrikave të mëdha, problemi mbetet mbi të gjitha tek cilësia e prodhimit. Ndërsa fermat e vogla bujqësore na sjellin prodhim të pakët, fermat e vogla blegtorale komprometojnë cilësinë e prodhimit. Sipas ekspertëve në fushën e blegtorisë, në fermat familjare me 3-4 krerë lopë, kushtet e dobëta të punës (mjeljes dhe ruajtjes së qumështit) ndikojnë në rritjen e ngarkesës bakteriale të qumështit. Blegtoria është një sektor, ku lista e kërkesave fito-sanitare për të integruar këtë produkt në tregun e BE-së është e gjatë dhe këto vite janë bërë përpjekje, të cilat jo gjithnjë rezultuan të suksesshme. Pas ngritjes së disa fermave blegtorale (me mbi 100 krerë lopë) rreth pesë vite më parë, gati gjysma e tyre u shpërbënë në periudhën e rritjes së çmimit të drithërave (2007-2008). Sipërmarrësi i një prej këtyre fermave në Lushnje tregon se, kostoja e prodhimit ishte e lartë dhe gjedhet e fermës së tij ua shiti familjeve të zonave përreth. Ecuria e prodhimit të qumështit nga ferma Struktura e dobët e prodhimit bëri që për industrinë e qumështit viti i kaluar të mos jetë i lehtë, ndonëse tregu nuk u prek nga efekti krizë. Për një produkt bazë si qumështi nuk rezulton të ketë rënë kërkesa në tregun shqiptar. Sipas Edmond Gjatës, Kryetar i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, prodhues i qumështit "Deltadon", sektori nuk është prekur nga efektet e krizës ekonomike. Niveli i konsumit në vend ka mbetur i qëndrueshëm, rreth 80 litra/frymë në vit (import-prodhim) kundrejt çmimit po të qëndrueshëm 110 lekë /1.5 litër. Bie përpunimi i qumështit, rriten nënproduktet Sasia e qumështit të trajtuar termikisht e pasterizuar ka qenë më e ulët vitin që shkoi. Sipas të dhënave të MBUMK-së, qumështi i dalë nga fabrikat në 2009 ishte rreth 24% më pak se një vit më parë. Megjithatë, kjo nuk përkon me uljen e aktivitetit të tyre. Sipas përpunuesve, vitin që shkoi u përpunua më shumë qumësht për të realizuar nënproduktet e tij. Sipas të dhënave të agro-industrisë, sasia e djathit të fortë të prodhuar vitin që shkoi ishte mbi 30% më i lartë se në vitin 2009. Përpunues të qumështit si "Gjirofarma" e kanë orientuar prodhimin pothuajse tërësisht në produkte me vlerë të shtuar të qumështit. Për më tepër, rënia e prodhimit në tërësi të qumështit nuk ka prekur prodhuesit e qumështit të pasterizuar UHT. Altin Çela, Drejtor i Marketingut të "Ferlat" tregon se vitin që kaloi, "kompania rriti përpunimin e qumështit me 6% krahasuar me një vit më parë". Sipas tij, më shumë se nga rritja e konsumit real të qumështit, rritja e tregut të tyre erdhi me kalimin e konsumatorëve nga qumësht të patrajtuar termikisht (që tregtohet në rrugë) në atë të paketuar. Prodhuesit e qumështit në vend tregojnë se kanë ende hapësira në tregun e brendshëm, pasi, ende një pjesë e mirë e tregut (gati gjysma) po konsumon ende qumësht të patrajtuar. Nga të dhënat e ministrisë së Bujqësisë, rezulton se vitin që shkoi është rritur përpunimi i qumështit me 3.2% yndyrë (rritje prej 75%) ndërsa ka rënë me rreth 30% sasia e qumështit të përpunuar me 2% yndyrë. Viti duket të ketë qenë i mbarë edhe për kompanitë që kanë vazhduar të investojnë në teknologji. Sipërmarrësi i qumështit Erzeni, tregon se vitin e kaluar sasia e prodhimit në fabrikë u rrit me 20%. Një investim prej rreth 500 mijë euro vetëm vitin që shkoi, ka bërë që ata të prezantohen me një produkt të ri të ndryshuar në trajtimin termik, por edhe në paketim. (vijon) /s.s/
KOMENTE