Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Borchardt: Dyndja në ambasada, dramatike
English

Borchardt: Dyndja në ambasada, dramatike

Tiranë, 1 korrik, NOA – Ambasadori i republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri Bernd Borchardt flet për marrëdhëniet mes dy vendeve në 20 vitet e fundit dhe kontributin gjerman që prej ngjarjeve të ambasadave

Borchardt duke iu kthyer zhvillimeve të 20 viteve më parë në Shqipëri, gjatë një interviste për Deutche Vellen, i përshkruan ato si ngjarje dramatike në periudhën nga 2 korriku, deri në mesnatën e datave 12-13 korrik 1990.

Z. Bochard, si i kujtoni ngjarjet e korrikut 1990 në Shqipëri?

Në fund, mbi 3000 njerëz kërkuan strehim në ambasadën tonë duke dashur kështu të arrinin largimin nga Shqipëria. Ngjarjet u shoqëruan jo vetëm me shkelje nga më masivet të të drejtave të njeriut nga regjimi komunist kundër atyre që donin të udhëtonin jashtë vendit, por edhe me shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare ndaj ambasadës: të shtëna në territorin e ambasadës, hyrje me forcë e policëve në ambasadën tonë, ndërprerja e furnizimit të ambasadës, madje as posta diplomatike nuk u lejua të vinte te ne.

Disa ndoshta ende do të kenë në kujtesë, se çfarë kushtesh katastrofale, higjienike dhe mjekësore solli e gjithë kjo në territorin e ambasadës.

Ngjarjet e ambasadave shkaktuan një hap të madh mbrapa në marrëdhëniet gjermano-shqiptare?

Sigurisht, që për ne kjo shkaktoi një hap të madh mbrapa në marrëdhëniet dypalëshe. Ndryshe nga shumica e partnerëve të tjerë perëndimorë të Shqipërisë, ne kishim nisur që në kohën e komunizmit bashkëpunimin për zhvillim me Shqipërinë.

Këtë bashkëpunim ne e ndërpremë pas ngjarjeve të korrikut 1990 duke vazhduar vetëm bashkëpunimin kulturor, si dhënien e bursave.

E kishim nisur bashkëpunimin për zhvillimin duke besuar në premtimet për reforma të regjimit komunist në Shqipëri dhe e pamë të konfirmuar qëndrimin tonë në reformat e para ekonomike dhe disa përmirësime në maj 1990. Por brutaliteti dhe sulmet gjatë dyndjeve në ambasadën tonë, por edhe në të tjerat prekën themelet e këtij bashkëpunimi.

Si ndryshoi situata pas protestave të studentëve të 8-9 dhjetorit të vitit 1990?

Ato dhanë një kontribut kyç për drejtimin e duhur zhvillimeve të brendshme politike në Shqipëri. Më pas qeveria, lejoi krijimin e organizatave politike të pavarura, u themelua Partia Demokratike, për herë të parë u lejuan shërbesa fetare katolike, publike, u shpallën zgjedhjet për 10 shkurt 1991.

Megjithatë kjo ende mbetej larg asaj që ne kuptojmë me demokraci.

Por në atmosferën e veçantë të vitit 1989 deri 1991 ne arritëm të dallonim që Shqipëria nuk donte të mbetej jashtë lëvizjes reformuese në gjithë Evropën Lindore dhe Juglindore, asokohe komuniste, si dhe që, edhe pse ngadalë, nisi të lëvizte në drejtimin e duhur. Nisur nga kjo, ne vendosëm të ndërmarrim përgatitjet teknike, për të rihapur pas zgjedhjeve ambasadën tonë të mbyllur pas tensioneve, të rinisnim bashkëpunimin tonë për zhvillim dhe të merreshim me përgatitjen e projekteve të mëdha kulturore“.

Era e ndryshimeve ndikoi në gjallërimin e bashkëpunimit dypalësh.

DVelle

KOMENTE