Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ditë çmendurie e një 55 vjeçari: bën 300 kilometra dhe vret dy ish të fejuarat
English

Ditë çmendurie e një 55 vjeçari: bën 300 kilometra dhe vret dy ish të fejuarat

Itali, 1 Korrik, NOA- Ka vrarë dy gratë e jetës së tij, dy ish të fejuarat dhe më pas ka vrarë veten. Kjo është historia tragjike e ndjenjave të mbytura në gjak të Gaetano De Carlo, 55 vjeç që është kërkuar ditën e djeshme në të gjithë Italinë veriore për vrasjen e Maria Montanaro, gruas që e kishte lënë disa javë para se ti merrte jetën dhe Sonia Ballkon 42 vjeçe.

Vrasja e parë ka ndodhur në Torino. Maria Montanaro, 36 vjeçe është vrarë në Riva di Chieri, një fshat në Torino, ku ajo jetonte. Sipas dëshmive të para të fqinjëve, gruaja e ka lejuar atë të hyjë brenda në shtëpi dhe në kulmin e një sherri është qëlluar tri herë nga një distancë e afërt.

Sipas policisëse vendase viktima kishte marrë mesazhe në celular natën e fundit nga ish i fejuari me tekst: "Unë do vij aty dhe do të vras". Krimi i dytë ka ndodhur në Kremona. Pas vrasje së Maria Montanaro, De Carlo ishte nisur me makinën e tij e ndjekur nga policia e Torinos per ne Kremona. Rreth orës 17 De Caro ka shkuar në Parkun e Rivolta d'Adda (ne Kremona). Atje ka takuar ish të fejuarën Livia Ballkon, 42 vjeçe dhe e ka plagosur për vdekje me një plumb në kokë, ndërsa ajo ishte në makinën e saj. Mësohet se viktima pasi ishte ndarë nga De Caro kishte rindërtuar një jetë me një burrë tjetër me të cilin kishte dhe një vajzë. Pas krimit të dytë, De Caro ka ikur nga Kremona dhe ka vrarë veten në Lodi.

a.e./NOA

KOMENTE