Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Plazhet Private, Debat Në Këshillin Bashkiak
English

Durrës: Plazhet Private, Debat Në Këshillin Bashkiak

DURRËS, 1 korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/ - Mungesa e një studimi në shpërndarjen e plazheve private dhe shqetësimet e pushuesve për kushtet e plazheve publike, shkaktuan një debat pa përfundime konkrete në mbledhjen e mbrëmjes së kaluar në këshillin bashkiak të Durrrësit. Gjatë këtij sezoni veror, në plazhin më të madh të vendit priten mbi 500 mijë pushues dhe shqetësimet e tyre lidhen me mungesën e plazheve publike dhe uzurpimin e sipërfaqeve më të mëdha se sa leja që kanë subjektet private, problem që janë shfaqur dhe vitet e kaluara. Paraqitja e një studimi nga deputeti i PD, Eduart Halimi, që bazohet dhe në shqetësimet e banorëve të plazhit, që nuk mund t'a frekuentojnë normalisht atë për shkak të pagesave të larta në plazhet private të lejuara nga bashkia, nuk u mirëprit nga kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako. Sipas tij, tashmë sezoni veror ka nisur dhe trajtimi i lejeve është kompetencë ekskluzive e kreut të bashkisë. Kryetari i këshillit të Qarkut, Seid Kërtusha dhe kryetar i grupit të këshilltarëve të PD, që ka shumicën në "parlamentin e vogël" të qytetit, i kujtoi kryebashkiakut se menaxhimi i territorit të bashkisë është kompetencë e këshillit. Sipas tij, studimi i paraqitur nga deputeti i zonës së plazhit, Halimi, përveç vendimit të paradokohsëm për një raport 2:3 në favor të plazheve private, mbështetet në disa kritere konkrete, si stacionet e autobuzëve të plazhit, kushtet që duhen krijuar në plazhet publike, etj. Vija bregdetare prej 3.2 km, nga muri rrethues i portit deri në rezidencën qeveritare në sektorin Iliria, që njihet si plazhi tradicional dhe më i populluar i vendit, administrohet nga bashkia e Durrësit. Dy muaj më parë, taksa e qirasë vjetore për plazhet private me sipërfaqe 200 metra katrorë u dyfishua në 370 mijë lekë. Sipas vëzhgimeve të disa anëtarëve të KB, territori i zënë prej tyre është shumë më i madh nga lejet e dhëna, ç'ka pengon pushimin e qytetarëve të Durrësit në plazhet e përcaktuara publike. Sipas kryetarit të KB, Zamir Ramadani, shqetësimet e qytetarëve dhe pushuesve duhen trajtuar me kujdes, ndërsa studimi është i mundur të zbatohet në pjesën prej afro 6 ha, për të cilat bashkia pretendon se nuk ka dhënë ende leje administrimi për privatët. Roland Xhelili, në emër të grupit të këshilltarëve të PS, vlerësoi se studimi i paraqitur mund të vlejë për sezonin e ardhshëm veror, megjithëse ai është protokolluar rreth dy muaj më parë. Në plazhin e Durrësit janë dhënë 97 leje për plazhe private, bënë të ditur burimet e bashkisë./ch/
KOMENTE