Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Gjermani - Përqindja E Papunësisë Ulet Nën Nivelin Tre Milionë
English

Ekon - Gjermani - Përqindja E Papunësisë Ulet Nën Nivelin Tre Milionë

BERLIN, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri gjerman i Ekonomisë, Rainer Bruderle deklaroi sot se pritej që numri i të papunëve të kalojë së shpejti nën kufirin e tre milionë personave, ndërkohë që rimëkëmbja ekonomike po stabilizohet. "Ne mund të kalojmë së shpejti nën kufirin e tre milionë të papunëve'', sipas ministrit liberal, i cili u shpreh para deputetëve të Bundestagut, Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman. Shifrat e fundit të papunësisë, publikuar sot tregojnë se gjatë muajit qershor rezultojnë rreth 3,15 milionë të papunë në Gjermani rreth 7,5 për qind e popullsisë. Në vitin 2009, përqindja e papunësisë arriti në 8,2 për qind dhe në kundërshtim me parashikimet e ekonomistëve dhe qeverisë, që parashikuan një rritje të papunësisë këtë vit deri në katër milionë të papunë, por papunësia ka qenë në ulje që prej fillimit të vitit. Përsa i përket treguesve pozitivë, veçanërisht përsa i përket rritjes së eksportit, Bruderle theksoi se Gjermania përsa i përket anës ekonomike ishte lokomotiva për të gjithë Bashkimin Evropian./ /ec/ a.jor.
KOMENTE