Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Është vetëm çështje kohe
English

Është vetëm çështje kohe

Ju mund t’i mbani kutitë e mbyllura apo t’i digjni fletët, por nuk mund të mbani të mbyllur e të digjni aspiratën tonë për zgjedhje të lira. E drejta jonë do të fitoje. Kjo është vetëm çështje kohe

Nga Gazmir Bizhga*

Ka kaluar pak më shumë se një vit që vendi ynë është i mbërthyer nga një krizë politike, burimin e së cilës tanimë e dinë jo vetëm shqiptarët, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, që janë zgjedhjet e vjedhura, të manipuluara dhe të tej kontestuara të 28 qershorit, prodhim i së cilës është kjo qeveri që kemi sot e që nuk përfaqëson as vullnetin e as dëshirën e shumicës së shqiptarëve.

Kjo krizë që zvarritet prej një viti e që po i rëndon çdo ditë e më shumë këtij vendi, është burimi i të gjitha krizave të tjera që kanë përfshirë e mbërthyer për fyti shoqërinë, ekonominë, financat tona si dhe të gjitha institucionet e tjera kushtetuese e ligjore, ku babëzia e kryeministrit për të kontrolluar me klanin e tij politik gjithçka, kudo e kurdoherë po i çon të tëra e të tërë nga kriza ciklike të njëpasnjëshme drejt një rrënimi të pashmangshëm. Rasti më i fundit është oreksi për të votuar hapur anëtarët e Gjykatës së Lartë e asaj Kushtetuese, sepse vetëm kështu Presidenti do të jetë i detyruar të dekretojë vetëm ata gjyqtarë që do klani dhe jo ligji, se kështu ata i binden më mirë urdhrit dhe jo ligjit, kur t’ju bjerë radha për të gjykuar aferat korruptive të kësaj qeverie. Pasi ju vodhët shqiptarëve votat për opozitën tani doni të kontrolloni edhe ato të deputetëve tuaj se keni frikë që jo të gjithë mendojnë si ju.

Por kjo është më e pakta kur mendon se sot vetëm si burim i votave të vjedhura kjo qeveri ilegjitime është në konflikt me të gjitha institucionet që janë jashtë saj por që nuk i nënshtrohen urdhrit apo nuk i përgjigjen humorit politik të kryeministrit si prokuroria e përgjithshme, KLD, KLSH, SHISH e plot të tjera sikur nuk i keni zgjedhur apo emëruar vetë së bashku me Presidentin që e keni të partisë tuaj.

I gjithë ky mishmash institucional rëndon vetëm mbi shqiptarët, të cilët krahas krizës ekonomike që ju ka prekur jo vetëm cilësinë e jetës, por edhe atë të ushqimit të përditshëm ju duhet që t’ju mbajnë edhe ju në kurriz së bashku me taksidarët tuaj që po ju shkojnë çdo ditë në derë me faturat e rritura të ujit, të energjisë, të taksave të panumërta që po ju vini atyre e bizneseve që po rrënohen dita më ditë.

***

Përpara gjashtë viteve premtuat që të gjitha zonat bregdetare turistike do të kenë 24 orë ujë në sezonin turistik, por kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por sot durrsakët kanë më pak ujë ndërkohë që paguajnë dyfishin e çmimit të rritur i cili majm vetëm drejtorët tuaj nepotikë të radhës. Premtuat se nuk do të rrisnit çmimin e energjisë, por e dyfishuat atë e ndërkohë e kur ende sot vazhdon faturimi i papërgjegjshëm amorfe, duke i rrjepur shqiptarët. Premtuat naftë pa akcizë për fermerët e peshkatarët, kredi për bizneset e tyre, ndërkohë jo vetëm që jua hoqët dhe atë që kishin, por sot të gjorët fermerë, por jo vetëm ata, ju duhet të vërtiten me ditë të tëra e me lekë nën dorë për administratën tuaj për një certifikatë pronësie për tokën e tyre në ZRPP sa në Durrës e sa në Krujë, e kur tokat ju përmbyten në dimër e prodhimet ju kalben në verë se nuk kanë treg ku t’i shesin.

Premtuat se do t’ju zhduknit shqiptarëve fletoret me listat e borxheve në dyqanet e ushqimeve, ndërkohë që ato u shumuan, e nëse përpara se të qeverisnit ju ato ishin në periferi, tani kanë ardhur në qendër të Durrësit duke u trashur si ato defteret e xhelepëve të perandorisë osmane.

Premtuat se do ulnit papunësinë e ajo po rritet, jo me javë e muaj, por me ditë e me orë e ku kriza sociale është bërë më therëse se tehu i thikës për jetën tonë dhe e shoqëruar me një dëshpërim të madh, ku njerëzit po vetëvriten se ju mungon puna për të sotmen e shpresa për të nesërmen.

Premtuat turizëm elitar, ekologjik, arkeologjik, mjedis, pemë e lule, por në të vërtetë i dhatë një rrjet fabrikash të prodhimit të çimentove, të licencuara nga ju nën influenca të dyshimta që fillojnë nga Nikla e mbarojnë në Mamurras, të cilat po e do të thithin si mamuthë barkzbrazur kodrat, pyjet, arkeologjinë, historinë, traditën, duke i kthyer ato bukuri në zgafella gjigante e ku do të ndotin jo vetëm ujërat e mjedisin, por edhe jetën e atyre banorëve të gjorë, që fati i ka vënë që të banojnë atje e ku Durrësit mbi 2000 vjeçar i sillet rrotull si fantazmë e zezë, TEC-i me qymyr, bloza e tymi i së cilës do te nxijë e fundosë jo vetëm turizmin, por edhe ëndrrën e durrsakëve për të jetuar, ndërtuar familje e të ardhmen në qytetin e tyre. Premtuat se do të zhduknit korrupsionin me “duart e pastra” por ai po ju fandakset çdo ditë e më shumë njerëzve, në çdo moment të jetese duke ja deformuar e tjetërsuar jetën. Ju fandakset me forma të neveritshme kur shkojnë për të paguar faturat e kripura në zyrat e ujësjellësit, të KESHIT, në zyrat e tatimeve e të doganave, kur shkojnë të kolaudojnë makinën e kur ju duhet që të paguajnë dy fatura një për ligjin e një për Maliqin e qeverisë, kur shkojnë të zgjidhin një konflikt apo të kërkojnë mbrojtje në polici apo kur ju del përpara polici rrugor, kur shkojnë për të konkurruar në një tender publik apo për një vend pune në administrate. Kur ju shkon inspektori i zyrës së punës në derë, ai i karburanteve, i ndërtimit, i ALUIZNIT, i mjedisit, i zjarrfikëses, i kontrollit të ushqimit, i Task Forcës, i pyjeve e livadheve e turli soj surretrish me dhe pa uniformë, por që kanë në xhep dy dokumente, atë të PD dhe atë të shtetit e që me korrupsionin e tyre jo vetëm që po i nxijnë jetën të gjorit njeri, por po e tjetërsojnë e kërrusin atë si artriti kockat.

Premtuat internet në çdo klasë, libra falas për fëmijët e vegjël, kushte mësimi, por në të vërtetë sot jo vetëm në fshatrat e Ishmit, Thumanës, malësisë së Krujës, Gjepalajt, Bubqit ka shkolla që nuk kanë banka, xhama në dritare e çati për dimër e verë, por ju keni dërguar ca drejtore anadollake, e ca mësues elifmatrakeqë që vetëm edukatorë nuk janë e shkollë nuk kanë.

Por kanë një meritë se kanë qenë komisionerë vetë apo të afërmit kur vidheshin votat e opozitës më 28 qershor. Këto e shumë të tjera që nuk i them dot prej kohës janë shumë pak kur mendon se ju vodhën votat shqiptarëve e kur sot ke një vit që luan me durimin, qytetarinë dhe sjelljen e opozitës për mbrojtjen e institucioneve, asaj opozite që po kërkon atë që në një shoqëri demokratike mund kërkojë e fitojë dhe një shtetas i thjesht transparencën e votës. Ju mund t’i mbani kutitë e mbyllura apo t’i digjni fletët, por nuk mund të mbani të mbyllur e të digjni aspiratën tonë për zgjedhje të lira. E drejta jonë do të fitojë. Kjo është vetëm çështje kohe.

(*) Fjala në kuvend e deputetit të PS, pikëpamjet e shprehura nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të NOA

KOMENTE