English

Gjermani, dokumente të papublikuara të Hitlerit dalin në ankand

Gjermani, 1 Korrik 2010 NOA – Dokumente të papublikuara historike që datojnë nga viti 1924, të Adolf Hitler, janë zbuluar në Gjermani dhe do të dalin në ankand më datë 2 korrik. Dokumentet datojnë me periudhën kur Hitleri kishte rënë në burg si rrjedhojë e tentativës së dështuar për grusht shteti në vitin 1923.

Ato do të shiten për një çmim fillestar prej 25 mijë eurosh. Ndër dokumentet, është dhe një libër, në të cilin është certifikuar për të pranuar si të burgosur Hitlerin në burgun Landsberg dhe kjo me nënshkrimin e tij.

r.b/NOA

KOMENTE