Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjiri i Meksikës ku po pastrohet nafta, përfshihet nga uragani Aleks
English

Gjiri i Meksikës ku po pastrohet nafta, përfshihet nga uragani Aleks

Virxhinia, 1 Korrik, NOA – Ndërsa në Gjirin e Meksikës po punohet për të larguar efektet e derdhjes së naftës në det, ky rajon është goditur nga uragani i parë i sezonit 2010 në Atlantik.

Lajmi bëhet me dijeni nga metereologët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të cilëve, uragani e goditi tokën në Meksikën verilindore.

Uragani që mban emrin “Aleks”, ka patur me erëra deri në 170 kilometra në orë dhe ka goditur tokën në jug të kufirit mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Uragani Aleks u intensifikua në Gjirin e Meksikës, duke penguar përpjekjet e pastrimit nga nafta, megjithëse stuhia ishte shumë larg pusit të dëmtuar të kompanisë BP.

n.e/NOA

KOMENTE