Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjyqi ndaj presidentit Sejdiu: Tërheqin firmat tre deputetë serbë
English

Gjyqi ndaj presidentit Sejdiu: Tërheqin firmat tre deputetë serbë

Prishtinë, 1 korrik, NOA – Nga padia e ngritur në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, se presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu po shkel kushtetutën e vendit, duke mbajtur edhe postin e ngrirë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë hequr dorë tre deputetë serbë, të cilët kanë hequr firmat e tyre nga kërkesë padia.

Mediat lokale deklarojnë se deputetët serbë Mihajlo Shqepanoviq, Dragisha Miriq dhe Vlladimir Todorooviq janë ata që kanë tërhequr firmat e tyre nga padia, për të cilën njihet si nismëtar deputeti i pavarur, Naim Rrustemi.

Ky i fundit e ka cilësuar këtë veprim si ndërlikues, pasi Gjykata Kushtetuese do të vazhdojë procedimin e çështjes për të vërtetuar nëse presidenti Fatmir Sejdiu po shkel Kushtetutën apo jo.

Ditë më parë, vetë presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se ai nuk po shkel Kushtetutën, pasi sipas Sejdiut, në Kushtetutën e Kosovës shkruhet se “presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës” dhe se ai “nuk mund të mbajë asnjë funksion tjetër publik”.

Presidenti vijonte më tej se “Është e drejtë e deputetëve të japin mendimin e tyre, por i takon Gjykatës Kushtetuese të japë vlerësimin e vet. Unë ushtroj funksionalisht pozitën e presidentit të vendit dhe e kam të pezulluar ushtrimin e rolin të kryetarit të LDK-së, në kuptimin efektiv, ndaj nuk mund të ketë asnjë dëshmi të drejtpërdrejtë që më vë barrë në këtë aspekt”.

mit/NOA

KOMENTE