Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hague mesazh Metës: Palët e debatit politik, të kenë kurajën të punojnë së bashku
English

Hague mesazh Metës: Palët e debatit politik, të kenë kurajën të punojnë së bashku

Tiranë, 1 korrik, NOA – “Eshtë e rëndësishme që të gjithë palët e debatit politik në Shqipëri të tregojnë aftësitë e tyre për të punuar së bashku, me qëllim ndërtimin e një vendi evropian modern, të qëndrueshëm dhe të suksesshëm”.

Ky ka qenë mesazhi që Sekretari i Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Uilliam Hague, drejtuar zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, në një letër falënderimi në përgjigje të mesazhit të urimit me rastin e marrjes së detyrës së re.

“Sikurse diskutuam në Sarajevë, Mbretëria e Bashkuar i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Shqipërinë, dhe mbetet tërësisht e përkushtuar për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian”, shkruan Hague.

Duke shtuar se tashmë, është realizuar progres shumë i madh dhe “shpresoj që të vazhdohet me reformat e nevojshme, me të njëjtën energji dhe angazhim”.

Prandaj sipas tij, ka shumë rëndësi që palët të ulen dhe të bashkëpunojnë me qëllim vazhdimësinë e kryerjes së tyre.

n.e/NOA

KOMENTE