Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvend-Bode:Realizuam 100% Të Ardhurat Nga Doganat Për 6 Muajt E Parë Të 2010-S
English

Kuvend-Bode:Realizuam 100% Të Ardhurat Nga Doganat Për 6 Muajt E Parë Të 2010-S

TIRANË, 1 Korrik/ATSH/.- Ministri i Financave, Ridvan Bode, njoftoi sot në Kuvend realizimin e të ardhurave nga sektori i doganave për muajin qershor dhe për 6-mujorin e parë të këtij viti. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës në Kuvend "se ku gjenden paratë për rritje pagash e pensionesh", se "po boshatiset arka e po na mbysin borxhet", Bode tha se sapo mora njoftimin nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për mbylljen e muajit qershor dhe 6-mujorin e parë të këtij viti me realizim të të ardhurave. Sipas tij, në muajin qershor të ardhurat në dogana arritën në 104%. Janë 2.3 miliardë lekë të ardhura të mbledhura më shumë se qershori i vitit 2009, tha Bode në Kuvend. Bode bëri të ditur se në 6 mujorin e parë të 2010-s të ardhurat në dogana u realizuan 100%, me një rritje prej 16% më shumë se 6-mujori i pari i vitit 2009. "Një ekonomi që rrit nga viti në vit të ardhurat, në një sektor si doganat, do thotë që nuk është një ekonomi që meriton lotët e krokodilave politikë, por një ekonomi që manifeston dinamizëm", tha ministri i Financave, Ridvan Bode./a.s/s.s./
KOMENTE