Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta:Statusi I Kosovës Dhe Kufinjtë E Saj Janë Çështje Të Mbyllura E Të Pakthyeshme
English

Meta:Statusi I Kosovës Dhe Kufinjtë E Saj Janë Çështje Të Mbyllura E Të Pakthyeshme

TIRANE, 1 Korrik / ATSH- A.Gegvataj/ - "Idetë për ndarje të Kosovës apo shkëmbim territoresh përbëjnë një rrezik serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin tonë e më gjerë", deklaroi sot për ATSH-në, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta. I pyetur nga ATSH në lidhje me aktivizimin për ndarje të Kosvës apo shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë sic është përfolur në media të ndryshme, Ministri Meta rikonfirmoi edhe një herë se" Shqipëria mbështet fuqishëm shtetin e pavarur e sovran të Kosovës dhe integritetin e tij territorial". Meta deklaroi se "Statusi i Kosovës dhe kufijtë e saj janë çështje të mbyllura përfundimisht dhe të pakthyeshme". Idetë e hedhura së fundmi të publikuara në media të ndryshme për ndarje të kosovës apo shkëmbim territoresh, Shefi i diplomacisë shqiptare, i cilësoi si një rrezik serioz për sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të shtetit Kosovar ,por në tërë rajonin e më gjërë. Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta shprehu bindjen se "rruga për realizimin e aspiratës sonë të përbashkët evropiane dhe euroatlantike kalon vetëm përmes respektimit të plotë të kufijve ekzistues, tërësisë territoriale të njëri-tjetrit, si dhe përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal"./a.gj/
KOMENTE