English

Psikologji: Vetëm partneri të streson më shumë se shefi

Angli, 2 Korrik NOA - Më shumë se shefi në punë mund të stresojë vetëm partneri dhe një jetë intensive pune nuk e ndihmon aspak uljen e presionin në jetën bashkëshortore. Studimi është kryer nga disa hulumtues të Universitetit Lancaster. Plot 57 për qind e të intervistuarve pohojnë se partnerët janë burimi kryesor i stresit.

Ndërsa vetëm 43 për qind e tyre kanë pohuar për shefin e tyre të punës. Janë 18% e femrave të cilat fajësojnë bashkëshortin e tyre për krijimin e stresit.

Kjo shifër vjen përkundrejt 12 për qind të meshkujve që ja atribuojnë atë të partnereve të tyre. Burime të tjera të stresit janë të tilla si orari i punës, pesha dhe paratë.

r.b/NOA

KOMENTE