Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Soft News - Në ''Facebook'' Lady Gaga Me Popullore Se ... Obama!!!
English

Soft News - Në ''Facebook'' Lady Gaga Me Popullore Se ... Obama!!!

UASHINGTON, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Popstarja Lady Gaga ka mundur një rival të përmasave të mëdha në një garë duke u shndërruar në personin e parë në botë me 10 milionë fansa në faqen e rrjetit social ''Facebook'' dhe kundërshtari është lideri i fuqisë numër një në botë, presidenti amerikan, Barack Obama. Këngëtarja, tepër e njohur për ekstravagancën dhe performancat e saj të jashtëzakonshme, regjistronte mbi 9.76 milionë fansa sot, ndërkohë që presidenti amerikan vetëm 9.41 milionë. Të dy këta person ndodhen në krye të listës së popullaritetit të personave më të njohur që jetojnë në botë në ''Facebook'', faqe e ''shenjtëruar'' për "Mbretin e Pop''-it tashmë të vdekur, Michael Jackson, i cili ka mbi 14 milionë fansa. Përparësia e Lady Gagës konfirmohet edhe në rrjetin social ''Twitter'', ku faqja e saj '@ladygaga' ka tërhequr mbi 4.73 milionë shikues, ndërkohë që Barack Obama, ka në faqen e tij '@barackobama' rreth 4.42 milionë shikues. Në faqen e ''Facebook'' gjejmë edhe presidentin francez, Nicolas Sarkozy që ka të regjistruar rreth 247 266 fansa dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel me 37 237 mbështetës./ /i.p/
KOMENTE