Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi Dekreton Ligjin Për Trajtimin Financiar Të Familjarëve Të Punonjësve Të Rënë Në Krye Të Detyrës
English

Topi Dekreton Ligjin Për Trajtimin Financiar Të Familjarëve Të Punonjësve Të Rënë Në Krye Të Detyrës

TIRANË, 1 Korrik/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi sot ligjin për trajtimin financiar të familjarëve të punonjësve të organeve ligjzbatuese, të rënë në krye ose për shkak të detyrës, i miratuar në Kuvend në seancën plenare të 17 qershorit 2010. Ligji i propozuar nga Ministria e Financave, përcakton mënyrën e trajtimit ekonomik dhe financiar dhe dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të disa kategorive, që humbasin jetën në krye të detyrës. Përveç pensionit familjar, të afërmit e personave të rënë në krye të detyrës do të përfitojnë edhe kredi në bursa të plota arsimore, strehim me përparësi nga Enti Kombëtar i Banesave etj, sipas kritereve dhe procedurave të parashikuara. Gjithashtu, sot Presidenti i Republikës, dekretoi dhe ratifikimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shteteve EFTA dhe të marrëveshjeve për bujqësinë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës e Principatës së Lihtenshtejnit, Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë dhe Republikës së Shqipërisë e Republikës së Islandës, si pjesë përbërëse të saj./a.s/s.s./
KOMENTE