Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqia Dhe Izraeli Në Kërkim Të Përmirësimit Të Marrëdhënieve Dypalëshe
English

Turqia Dhe Izraeli Në Kërkim Të Përmirësimit Të Marrëdhënieve Dypalëshe

- Takim i fshehtë i ministrit izraelit të Tregtisë dhe shefit të diplomacisë turke - JERUSALEM, 1 korrik /ATSH-MIA/ - Ministri izraelit i Tregtisë, Benyamin Ben-Eliezere është takuar me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu në përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, njoftoi media izraelite. Informacioni është konfirmuar nga kabineti i kryeministrit izraelit, Benyamin Netanjahu, i cili ka dhënë miratimin për takimin e sipërcituar. Ndërkaq, ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Liberman ka protestuar ashpër për shkak se nuk ka qenë i informuar për takimin. ''Ben-Eliezer është takuar me Davutoglunë para disa ditëve në Evropë'', njoftoi televizioni izraelit ''Channel 2'', pa dhënë hollësi. Sipas gazetës ''Arec'' bisedimet janë zhvilluar në Zvicër. Ky është takimi i parë izraelito-turk në nivel ministrash, pas sulmit të komandove izraelite kundër një flotiljeje ndërkombëtare me ndihma për Rripin e Gazës, më 31 maj, ku humbën jetën nëntë aktivistë turq./ a.jor.
KOMENTE