Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhaferaj-Janullatos: Të bashkëpunojmë për restaurimin e kishave
English

Xhaferaj-Janullatos: Të bashkëpunojmë për restaurimin e kishave

Tiranë, 1 Korrik, NOA – Ministri Ferdinand Xhaferaj, është i pari ministër Kulture, i cili zhvillon një takim me kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Lajmi bëhet me dijeni nga burimet zyrtare të këtij institucioni, të cilat konfirmojnë se ai sot ka takuar Anastas Janullatosin, me interesin e përbashkët për restaurimin e kishave ortodokse në të gjithë Shqipërinë.

Nga ana e tij, Xhaferaj shprehu mbështetjen e tij për ndërhyrjen paraprake në këto monumente, ndërsa Instituti i Monumenteve të Kulturës sipas tij ka bërë një ekspertizë me fotografi si dhe ka paraqitur një studim fizibiliteti në 180 kisha ortodokse.

Ministri i ka komunikuar kryepeshkopit Janullatos se në bazë të studimeve që ka realizuar IMK, paraprakisht llogaritjet në të gjithë kishat e besimit ortodoks mendohet të nevojitet një buxhet afro 50 milion lekë të reja.

“MTKRS do të japë kontributin e nevojshëm, patjetër kërkojmë dhe nga kisha që të japë kontributin e nevojshëm”, tha Xhaferaj lidhur me një fakt të tillë.

Nga ana e tij, Janullatos garantoi ministrinë për bashkëpunimin e ekspertëve të IMK-së të ndërhyjnë në qëndrimet e ikonave, afreskëve dhe pikturave murale.

Më tej, të dyja palët kanë vendosur të nënshkruajnë një marrëveshje për të institucionalizuar format e bashkëpunimit në lidhje me ruajtjen dhe restaurimin e objekteve ortodokse.

n.e/NOA

KOMENTE