English

Afrikë e Jugut 2010, Loew: Do të jetë një lojë sulmuese

Afrikë e Jugut, 3 Korrik NOA - Pas fjalëve të Schweinsteiger për sa i përket deklaratës së tij ndaj ngacmimeve të argjentinasve, ai i cili ka zbutur tonet e kësaj ndeshjeje ka qenë vetë trajneri i Gjermanisë Loew.

“Në ekipin tonë ekziston liria e fjalës, ku të gjithë mund të themi atë ç’ka dëshirojmë, por askush nuk e humb respektin e kundërshtarëve", - theksoi Loew.

"Argjentina luan një futboll modern, fizik dhe tepër sulmues, gjë e cila është dhe arma më e fortë e tyre”, - deklaroi tekniku i Gjermanëve.

Për sa i përket strategjisë që do të ndjekë ai në këtë garë ai ka pohuar se loja e tyre do të jetë padyshim sulmuese.

r.b/NOA

KOMENTE