English

Ballack bashkohet me përfaqësuesen e tij në Afrikë

Afrikë e Jugut, 2 Korrik NOA - Mesfushori gjerman Michael Ballack, i cili aktualisht është i dëmtuar, do të bashkohet për disa ditë me përfaqësuesen e tij të Gjermanisë në seancat stërvitore të këtij ekipi.

Kapiteni i Gjermanisë, u detyrua të mos marrë pjesë në këtë Botëror që po zhvillohet në Afrikën e Jugut, si pasojë e dëmtimit që ka pësuar në kyçin e këmbës, në ndeshjen finale të Kupës FA mes Chelsea dhe Portsmouth.

Kështu Ballack ka vendosur të kalojë disa ditë me shokët e tij të skuadrës në fushat e stërvitjes dhe më pas do të vazhdojë udhëtimin e tij në Afrikën e Jugut.

r.b/NOA

KOMENTE