English

Botërori, sot dy ndeshjet e para të çerekfinales

Johanesburg, 2 Korrik, NOA – Pas një ndërprerje dy-ditore, sot fillojnë ndeshjet çerekfinale në kuadër të kampionatit botëror të futbollit "Afrika e Jugut 2010".

Pritet që në kuadrin e tyre sot të ndeshen mes tyre ekipet e Holandës dhe Brazilit, e nga ana tjetër ai i Uruguajit me atë të Ganës.

Gara sa vjen e bëhet me interesante, ndërsa nesër pritet përballja e madhe mes dy çerekfinalisteve të njohura Argjentinë dhe Gjermani, për të cilën të dyja palët janë shprehur se po përgatiten fort.

n.e/NOA

KOMENTE