Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejtuesit vendorë, apel Berishës: Mos kalo rrufeshëm, ligje të paligjshme
English

Drejtuesit vendorë, apel Berishës: Mos kalo rrufeshëm, ligje të paligjshme

“Shoqata për Autonomi Vendore i kujton z. Berisha se ai nuk është mbret në këtë vend dhe anëtarëve demokratë të Parlamentit se janë zgjedhur për t’i shërbyer qytetarëve dhe jo për të qenë, pa u menduar dy herë, shërbëtorë oborri për interesat autoritare dhe klanore të Berishës”

Tiranë, 2 korrik 2010 NOA – Drejtuesit vendorë i bëjnë apel kryeministrit Sali Berisha që të ndalë përpjekjet për ligje të paligjshme duke iu referuar faktit se dje qeveria aprovoi ligjin “Për Inspektimin Financiar Publik”.

Sipas Shoqatës për Autonominë Vendore qeveria ndërmori një sulm tjetër të drejtpërdrejtë ndaj autonomisë së qeverisjes vendore dhe të drejtës së bashkive dhe komunave për të menaxhuar burimet e tyre financiare.

“Ky ligj, i përgatitur në fshehtësi dhe pa asnjë konsultim me grupet e interesit, i miratuar rrufeshëm në Parlament vetëm me votat e ushtarëve të Berishës, shkel hapur dhe rëndë Kushtetutën shqiptare dhe Kartën Europiane për Vetëqeverisjen Vendore”, - thuhet në deklaratë.

Për SHAV, ligji “Për Inspektimin Financiar Publik” i jep të drejtën një strukture nën varësinë e Ministrit të Financave të inspektojë në çdo kohë dhe me çfarëdo justifikimi fondet publike të qeverive vendore, duke përfshirë fonde, të cilat, sipas ligjit për buxhetin e shtetit, janë nën administrimin e plotë të bashkive dhe komunave dhe i nënshtrohen vetëm kontrollit financiar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Sipas Shoqatës për Autonominë Vendore, ligji “Për Inspektimin Financiar Publik” është një gur më shumë në murin rrethues që Berisha po ngre për të bllokuar punën e bashkive dhe komunave të drejtuara nga opozita. Ky mur është ngritur, mbi të gjitha, mbi asfiksimin e financave vendore: kufizimin e tarifave, uljen e grantit për qeveritë vendore të opozitës, uljen e të ardhurave nga legalizimet, mohimin e të së drejtës së qeverive vendore për të marrë kredi, bllokimin e fondeve nga donatorë strategjikë, si dhe bllokimin nëpërmjet degëve të Thesarit të pagesave për qeveritë vendore.

Në emër të më shumë se 100 bashkive dhe komunave të drejtuara nga opozita, Shoqata për Autonomi Vendore proteston ndaj këtyre sulmeve të rënda të qeverisë Berisha, të cilat po prishin ekuilibrat kushtetues dhe po rrezikojnë seriozisht legjitimitetin e shtetit në Shqipëri.

Shoqata për Autonomi Vendore nga ana tjetër i bën thirrje Presidentit të Republikës si garantues i Kushtetutës që të mos e dekretojë ligjin “Për Inspektimin Financiar Publik”, sepse ai është anti-kushtetues.

“Gjithashtu, u bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare që ndihmojnë Shqipërinë në rrugën drejt integrimit europian, që të përdorin të gjithë autoritetin e tyre për të mos lejuar përshkallëzimin e sulmeve të qeverisë Berisha që synojnë të paralizojnë punën e bashkive dhe komunave të drejtuara nga opozita”.

Shoqata për Autonomi Vendore i kujton z. Berisha se ai nuk është mbret në këtë vend dhe anëtarëve demokratë të Parlamentit se janë zgjedhur për t’i shërbyer qytetarëve dhe jo për të qenë, pa u menduar dy herë, shërbëtorë oborri për interesat autoritare dhe klanore të Berishës.

Shoqata për Autonominë Vendore është bashkim vullnetar i mbi 100 bashkive e komunave dhe punon për ruajtjen dhe fuqizimin e autonomisë vendore, forcimin dhe zhvillimin e strukturave dhe mekanizmave demokratikë në nivel të qeverisjes vendore, si dhe për të kontribuar në zbatimin e parimeve të autonomisë lokale të sanksionuara në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore.

r.n/NOA

KOMENTE