Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjirokastër: 16-Vjeçarja Nevina Shtylla Nga Tirana Shpallet Miss Shqipëria 2010
English

Gjirokastër: 16-Vjeçarja Nevina Shtylla Nga Tirana Shpallet "Miss Shqipëria 2010"

GJIROKASTËR, 2 Korrik/ATSH, Telnis Skuqi/ - Nevina Shtylla, 16-vjeçarja gjimnaziste e shkëlqyer në mësime në vitin e dytë në shkollën "Ismail Qemali", me origjinë nga Korça dhe banuese në Tiranë, fitoi kurorën e edicionit të 12-të të konkursit të bukurisë "Miss Shqipëria 2010", të zhvilluar në Kalanë e Gjirokastrës. Sfilimi i 32 bukurosheve çeli spektaklin "Miss Shqipëria", ku përzgjedhja e parë veçoi 10 vajzat më të vlerësuara për sharmin e tyre, të cilat vijuan konkurimin deri në shpalljen e fitueseve. Shoqëruese e dytë e "Miss Shqipërisë" u shpall Xhesika Duni, 20 vjeç nga Vlora, ndërsa shoqëruese e parë u shpall Viola Hoxha, 17 vjeç nga Elbasani. Në konkurs u ndanë edhe disa çmime të tjera, si "Miss Turizmi" e fitoi Silvi Adhami 20 vjeç nga Tirana, "Miss Buzëqeshja" nga Zhuje Neza 18 vjeç nga Kukësi, "Miss Bikini" Blediana Bekteshi, 16 vjeç nga Prizreni (Kosova), "Miss Fotozhenia" Xheni Çuni, 17 vjeç nga Fieri, "Miss Eleganca" Elva Pane 17 vjeç nga Tirana, "Miss Inteligjenca" Jola Canhas, 16 vjeç nga Tirana, "Miss Kinemaja" Anisa Mukaj, 17 vjeç nga Tirana, "Miss Interneti" nga Iva Kujofska, 16 vjeç nga Durrësi dhe "Miss Press" u fitua nga Ines Riza, 19 vjeç nga Tirana. Rreth 2000 spektatorë dhe mijëra të tjerë që e ndoqën konkursin "Mis Shqipëria 2010" edhe përmes transmetimit të drejtëpërdrejt satelitor, të mundësuar nga TVSH, ndoqën një spektakël plot variacion me sfilata, polifoni burimore nga folklori shqiptar, numra baleti, këngë, përzgjedhur me mjaft mjeshtëri nga drejtori i muzikës, Fabian Basha. Fituesja e Kurorës "Miss Shqipëria 2010", 16- vjeçarja nga Tirana, Nevila Shtylla mes emocioneve të shumta tha për ATSH-në: "ndihem shumë e lumturuar që bukuria dhe fati u takuan tek unë. Ky çmim më takon jo vetëm mua, por edhe prindërve të mi, të cilët më ndoqën hap pas hapi, duke qenë prezent edhe në kalanë e Gjirokastrës, bashkë me vëllain e vetëm Albi". Shtylla mendon se pavarësisht çmimit ajo do të jetë njësoj, por është e ndërgjegjshme se porta janë hapur. "Jam akoma e pavendosur për të ardhmen, pasi jam ende 16 vjeçe", thotë me modesti "Miss Shqipëria". "E nisi si lojë, por ia doli", thotë Sofia, nëna e "Miss Shqipërisë". Regjisori i spektaklit Petri Bozo tha se ndjehej i kënaqur që mundi t'i dhurojë Shqipërisë një spektakël bukurie të standarteve bashkëkohore, që nisi në Tiranë, për të vazhduar në Sarandë, Fier, Shkodër, Vlorë, Berat, Lezhë, Elbasan, Prezë, Durrës e për të ndaluar sivjet në Gjirokastër. "Ju them me siguri se është emocion i veçantë të shkelësh nëpër rrugicat e ngushta të Gjirokastrës, që dredhojnë për në brendësi të saj e të zgjosh rrëfenjat e lashtësisë, të cilat kanë lidhje me pashallarë, kronikanë, luftra, heronj, gra të guximshme", tha Bozo./n.m/
KOMENTE