Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hiqeshin si dy zyrtarë të Interpolit, u merrnin para njerëzve për t’i punësuar
English

Hiqeshin si dy zyrtarë të Interpolit, u merrnin para njerëzve për t’i punësuar

Tiranë, 2 Korrik, NOA – Duke u prezantuar sikur përfaqësonin zyrën e Interpolit në Ministrinë e Drejtësisë, dy persona kanë mashtruar rreth 100 qytetarë, të cilëve u premtonin se do t’i punësonin si agjentë të Interpolit, duke përfituar prej tyre shuma të konsiderueshme në para.

Ndërkohë, viktimat e mashtrimit të tyre, i pajisnin me dokumente identifikimi dhe pasaporta diplomatike false.

Kjo ka qenë skema që kanë ndjekur dy persona, të cilët siç raportojnë burimet policore të Tiranës për agjencinë e Lajmeve NOA, tashmë kanë mundur të vihen në pranga prej tyre nën operacionin e koduar “Agjenti i rremë”.

Mësohet se ata janë Fatmir Fllaga, 55 vjeç dhe Adriana Ura, 26 vjeç; që të dy banues në Tiranë dhe se së bashku kishin krijuar një staf zyre me financierë e punonjës të tjerë dhe u paraqiteshin qytetarëve sikur financoheshin nga shtetas të huaj, me drejtor të përgjithshëm një person të huaj me emrin e rremë Romolo Berluskoni.

Ndërkaq, në momentin e arrestimit, këtyre personave iu sekuestrua një sasi e konsiderueshme dokumentesh dhe provash materiale të cilat i përdornin për kryerjen e veprës penale.

Kurse materialet procedurale në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë nën akuzën e kryerjes së veprave penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim dhe falsifikimit të dokumenteve, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 186 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE