Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lideri Kurd Oçalan I Kërkon Turqisë Dhe Pkk-Së Reflektim Mbi Një Armëpushim
English

Lideri Kurd Oçalan I Kërkon Turqisë Dhe Pkk-Së Reflektim Mbi Një Armëpushim

ANKARA, 2 korrik /ATSH-AFP/ - Abdullah Oçalan, kreu i burgosur i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), i ka kërkuar Ankarasë dhe lëvizjes së tij të armatosur të reflektojnë mbi një armëpushim të përkohshëm, ndërkohë që përballjet mes tyre janë shtuar shumë javët e fundit, njoftoi sot agjencia prokurde e lajmeve Firat. "Të dyja palët mund të avancojnë drejt një procesi jo të dhunshëm", deklaroi lideri kurd i cili drejton 'PKK'-në nga qelia e burgut ku ndodhet dhe i përcjell mesazhet e tij përmes ndërmjetësimit të avokatëve të tij. ''Nëse një vullnet e tillë bëhet publik (...) lëvizja mund t'i përgjigjet", sipas agjencisë. Oçalan, i burgosur që prej vitit 1999 në veriperëndim të Turqisë, deklaroi se populli kurd gjithashtu dëshiron "ndaljen e dhunës dhe armiqësive", fakt që përcillet edhe përmes kërkesave të bëra kohët e fundit nga Organizatat Joqeveritare kurde. Lëvizja PKK i është drejtuar armëve për pavarësinë e rajoneve kurde dhe ky konflikt dhe përballja me ushtrinë turke deri tani ka shkaktuar 45 mijë të vdekur, sipas shifrave zyrtare./ /i.p/
KOMENTE